Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua një ditë më parë në qytetin e Vlorës, ku një 30 vjeçar kërcënoi dhe plagosi të dashurën e tij 20 vjeçare.
Gjatë dëshmisë përpara grupit që po kryen hetimet Fadil Likaj, në gjendje të rënduar u shpreh i penduar për ngjarjen që tronditi qytetin bregdetar, duke thënë se nuk kishte pasur qëllim që të qëllonte në drejtim të studentes 20 vjeçare.
“Tentova ta trembja. Nuk kisha si qëllim që ta qëlloja”, mësohet të ketë thënë i ri përpara policisë.
Ngjara ndodhi mesditën e së shtunës në vendin e quajtur “Bar Cacai”, në lagjen “28 Nëntori”. Autori kishte lënë një takim me vajzën dhe sipas dëshmitarëve e qëlloi me armë sapo ajo u fut në lokal. Më pas ai hodhi dhe një granatë, por që fatmirësisht nuk shpërtheu.
te kuptojme qe vetem doje ta trembje. tani futu 20 vjet ne burg dhe pune te detyruar publike.
Kafshe te tilla vetem ne pyllin shqiptar gjen…. Super kafshe ….
More po cjane keto budallalleqe dhe kjo mani per ta justifikuar.. Si shkoi per ta trembur, kur kishte me vete nje arme dhe dy granata??? Ke do trembte ky fare dallkauku, nje vajze 20 vjecare apo ushtrine serbe? Meqe ra fjala, po te doje te trembe dike le te shkoje ne Mitrovice ta provoje lekuren me serbet e jo me nje studente 20 vjecare te pambrojtur. Jo po u pendua jo po gjendje e renduar… BROCKULLA E JUSTIFIKIME per ta nxjerre nga biruca ku e ka vendin.