36-vjeçari shqiptar arrestohet për vrasjen e mësueses në Angli, fqinjët: Është një njeri i qetë, punonte si shpërndarës picash

27 Shtator 2021, 19:59Kronika TEMA

Një 36-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë në Angli, pasi dyshohet se është autori i vrasjes së mësueses, Sabina Nessa. Mësohet se shqiptari punonte si shpërndarës picash për kompaninë Domino.

I identifikuar me emrin Koci Selamaj, 36-vjeçari u arrestua gjatë një bastisje që u bë sot në mëngjes në banesën e tij në Eastbourne, East Sussex.

Daily Mail shkruan se policët ndoqën një makinë që ishte përdorur nga ai pas krimit dhe arritën të zbulonin banesën ku jetonte. Lidhur me vrasjen e mësueses, policia ka arrestuar dhe 2 persona të tjerë por ata do të hetohen në gjendje të lirë.

Por edhe pse shqiptari tashmë do të akuzohet për vrasje nga fqinjët njihej si një njeri shumë i qetë. “Është një person shumë i qetë. Punonte me shpërndarjen e ushqimit të gatshëm”, tha një fqinj i tij.

Ka qenë një person i padëmshëm, shikonte gjithmonë punën e tij“, ka thënë një tjetër banor në lagjen ku ai banonte.

Vrasja e Sabina Nessa ndodhi pak ditë më parë, ku 28-vjeçarja u godit me armë në kokë.

1 komente në “36-vjeçari shqiptar arrestohet për vrasjen e mësueses në Angli, fqinjët: Është një njeri i qetë, punonte si shpërndarës picash”

  1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Zakonisht sunitet kriminele jane te “qet”,”babaxhan”(turk safi) e goxha burra…….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje