Debat në RTVSH. Leka Bungo kërkon auditimin e fondeve “për shpërblimin e skenareve të Bisedave apo Debateve”

28 Shtator 2021, 11:42Kronika TEMA
Debat në RTVSH. Leka Bungo kërkon auditimin e fondeve “për

Kryetar i Këshillit Drejtues të RTVSH, Leka Bungo, i ka kërkuar Drejtorisë së Auditit të RTVSh, një gjykim të mbështetur në ligj, lidhur me “dyshimet e lindura nga 

informacionet për shpërblimin e skenareve të Bisedave apo Debateve politico-shoqërore”

Burime për gazetën Tema nga RTVSH thanë se kërkesa e Bungos, lidhet me një sër emisionesh të RTVSH me gazetarë me kontrata për të cilat egziston dyshimi se “janë lidhur në  shkelje të ligjit”. 

Sipas letrës dërguar auditit ish-Drejtori i Përgjithshëm I RTSH, z Thoma Gëllci ka dhënë urdhër që të realizohet filmi serial  televiziv “Dyqani I lagjes time” mbështetur në vendimin e Bordit të Administrimit të RTSH nr 12, datë 27.04.2021. 

Pas urdhërit të mësipërm është realizuar Dekori me shumën 1.595.581 (një milione 

pesëqindenëntëdhjetëepesë mijë epesëqindetetëdhjetëenjë) lekë. 

Realizimi i telefilmit është ndërprerë sepse në dokumentacionin e Projektit mungonte Skenari I  Telefilmit! 

Sipas letrës për të fshehur shkeljen e mësipërme, dy muaj më vonë është paraqitur “skenari”i cili është pretendohet se është një tekst i radiotregimit “Dyqani I lagjes sime” i transmetuar dhe i paguar nga Radio Tirana. 

Sipas letrës së Bungos, me urdhër të Ish-Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, z Thoma Gëllci, vetëm në dy vitet e fundit janë  paguar 28.180.000 (njëzetetetëmilionenjëqindetetëdhjetëmijë) lekë për skenarë të munguar  ose për synopse të “paraqitura” si skenarë, ndërkohë që sipas ligjit synopset nuk janë  parashikuar në tarifat e pagesave të RTSH-së. 

Bungo thotë se “kam ngritur diskutimin tim në mbledhjen e Këshillit Drejtues të RTSH të datës  23.09.2021. 

“Nisur nga këto dyshime kërkoj  personalisht marrjen prej jush të  një gjykim të mbështetur në ligj, lidhur me dyshimet e lindura nga informacionet për shpërblimin e skenareve të Bisedave apo Debateve politico-shoqerore “ përunfn letra e Kryetarit të Këshillit Drejtues të RTVSh, Leka Bungo.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje