Vrasja e oficerit të krimeve në Lezhë, autori i dyshuar një 21-vjeçar me precedentë penalë

28 Shtator 2021, 12:08Kronika TEMA

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Krimeve në Policinë e Lezhës, ngjarje e ndodhur paraditen e së martës në Ishull Lezhë.

Sipas Policisë, bëhet fjalë për një 21-vjeçar, të identifikuar si Aldo Rama, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta, i cili është larguar me automjet nga vendngjarja.

Autori i dyshuar i vrasjes së efektivit Saimir Hoxha nuk është arrestuar ende. Në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forcat RENEA, ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Efektivi i mbetur i vrarë në krye të detyrës ishte duke ushtruar kontroll në zonë, pasi dyshonte që brenda lagunës Kune-Vain, kultivohej lëndë narkotike.

1 komente në “Vrasja e oficerit të krimeve në Lezhë, autori i dyshuar një 21-vjeçar me precedentë penalë”

  1. Kush vret police. says:

    Eshte nje ligj i pashkruajtur ketu ne Greqi per keto raste.I dyshuari vritet ne perpjekje me policine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje