Aldi Rama së bashku me dy shokët e tij Armando Marku që ishte shofer i automjetit tip Volkswagen dhe Kristian Sheri i cili ishte pasagjer në vendin e parë ishin nën efektin e lëndëve narkotike në momentin që u ndaluan nga policia.
Lajmin e bën të ditur gazetarja Xhensila Kodra për ABC. Siç tregoi edhe gazetarja duke cituar burime nga autoritetet e Lezhës, dy shokët e 21-vjeçarit dolën nga makina pasi policët u kërkuan mjetet e identifikimit, por Rama qëndronte në pjesën e pasme dhe ishte i vetmi i armatosur.
Ishte pikërisht ai që qëlloi në drejtim të oficerit të krimeve Saimir Hoxha duke i marrë edhe jetën. Dy djemtë, Armando dhe Kristiani, në polici kanë treguar pas ngjarjes së rëndë se kanë mbetur të traumatizuar nga ngjarja. Ata qëndruan dhe u treguan policëve edhe identitetin e autorit.
Kurse 21-vjeçari pasi shkrepi armën, mori makinën u largua për disa metra e më pas u fsheh në lagunë.
E shkuara e errët
Aldi Rama ishte tip agresiv dhe në vitin 2018 kishte ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, madje e kishte detyruar që të pinte hashash.
Lidhur me këtë ngjarje ka edhe një dosje në Gjykatën e Lezhës.
Në vendimin e Gjykatës së Lezhës thuhet më tej se Aldi Rama i kishte marrë telefonin të dashurës së tij ku pas një takimi që kishin lënë, i kishte marrë dhe 50 euro.
Ai jo vetëm që nuk i ktheu telefonin por edhe i mori paratë asaj dhe madje e dhunoi.
Në një episod tjetër thuhet se Aldi Rama e mori me forcë në një taksi të dashurën e tij ku së bashku me dy shokë shkuan në një banesë të braktisur në Balldren të Lezhës, ku ka kryer marrëdhënie seksuale në prani të shokëve të tij.
Më pas ai e ka qëlluar me grushte e shuplaka derisa shokët e tij ndërhynë për t’i ndarë.
“Ajo ka shkuar dhe e ka takuar të pandehurin në një parking i ka dhënë 50 euro por Aldi Rama nuk i a ka kthyer telefonin.
Rama e ka gjuajtur me shpulla, ka marrë një taksi dhe taksisti dhe dy shokët e tij kanë shkuar në një banesë të banuar në Lezhë ku në një dhomë kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë.
Kanë pirë hashash dhe i pandehuri e ka qëlluar më grushte dhe shpulla derisa kanë ndërhyrë shokët e tij.
Më tej e dëmtuara ka deklaruar se e ka nxitur dhe detyruar që të konsumojë hashash dhe e ka kërcënuar se do i publikonte fotot e saj që ndodheshin në telefon në rrjetet sociale”, thuhet në dokumentin e gjykatës për ngjarjen e ndodhur më 28 korrik të vitit 2018.
8 muaj më pas, në 18 mars 2019 Gjykata e Lezhës e dënoi me 5 vite burg për dy vepra penale: Prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe vjedhje. Para togave të zeza, i riu shprehu pendesë për krimin e kryer. Për këtë arsye, gjykata i pranoi gjykimin e shkurtuar, duke ia ulur dënimin me 1/3.
Përfundimisht ai u dënua me 3 vite e 4 muaj, dënim qe iu konvertua në shërbim prove. Rama është rritur nga gjyshi i tij, pasi prindërit i kishte të divorcuar.
Gjykata plere….po te ishte ne burg nuk do kryente krim e mbase reabilitohej…ata gjyqtare duhen marre te pandehur
Kazani i plenave TemA, censuron komentet.Mos kritikoni Pushtearet.
Droga,vesi dhe korrupsioni, shkaterroi me themel edhe brezin e ri që do të thotë se edhe per 50 vjet të tjera shqipëria Nuk del dot morsa e krimit qe e ka mbytur. Ky krimineli eshte vetëm rasti i fundit kronollogjik.Sikur të kontrollihen ato qindra të rinj që bredhin me makina lluksoze do zbuloni një brez drogaxhijsh dinamit i se ardhmes se kombit. Pale Ku duan të hyjne në Evropë . Po pika që nuk ju bie.
Po pse ka foto me Edvin Ramën ? Apo kushurinj të largët. Sa I ngjisin Edvinit keta njerëz, si mizat jeshile pas mutit të pa urbanizuar..
Po te ishte ne burge nuk do kishte qelluar per vdekje punojsin e policise,faji i bije gjykatave ,qe ma do mendja genjehen me 5 leke te qelbura dhe lene kriminelet te lire neper ruget e SHQIPERISE.