Shoku i Aldi Ramës: Nuk besoj se ka vrarë veten, ka pasur plumba automatiku jo pistolete

29 Shtator 2021, 10:25Kronika TEMA

Shoku i Aldo Ramës,autorit 21 vjeçar që qëlloi për vdekje paraditen e djeshme efektivin e Antidrogës Saimir Hoxha, thotë se ai nuk beson se i riu ka vrarë veten por e ka vrarë policia, pasi sipas tij Rama ka pasur plumba automatiku dhe jo pistolete.

‘Unë kam qenë tek shtëpia kur më ka dalë gjumi, pash ne telefon filan fistëku ka bërë këtë gjë, nuk po e besoja. Aldi Rama vret policin, po si thonë se ka vrarë veten unë them se shteti do të mbulojë të veten pasi policia i ka gjuajtur tij se mua më tha një shok se ka plumba automatiku e jo pistolete.

Dje kam qenë me të duke bërë xhiro nëpër Lezhë. Jetonte me familjen. E ka pasur jetën e vështirë. Do ishte mirë që të dorëzohej, se i ka gjuajtur vetes mua nuk më besohet, por polica do të mbulojë veten. Me ka trondit shumë më ka ik truni kur e mora vesh si shoku jonë vrau efektivin e policisë.

Kam qenë i shokuar. Kur më mori vëllai sot në telefon thash ca ka ndodh e ka vra Ald Rama. Nuk u bo i gjallë desha ta kontaktoj por kur e pashë në lajme.’- tha ai në një intervistë për “Report TV”.

2 komente në “Shoku i Aldi Ramës: Nuk besoj se ka vrarë veten, ka pasur plumba automatiku jo pistolete”

  1. Molla Omari says:

    Po pse I botoni keta debila. po edhe nese, nuk e meritonte?

  2. Dru me pre says:

    O plera nr. 2. Po komisarin me plumba kallashi e me pistoletë e qëlloi. Apo e di që plumbat e kallashit i bëjnë dhe pistoletës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje