Përse Rama nuk e takoi Vjosa Osmanin gjatë vizitës në Prishtinë?

29 Shtator 2021, 11:00Politika TEMA

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, sqaron përse kryeministri Edi Rama nuk takoi gjatë viztës së tij në Prishtinë ditën e hënë presidenten Vjosa Osmani.

I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24 Minxhozi tha se gjithçka lidhej me faktin se Osmani ka qenë jashtë Kosovës dhe ka mbërritur në Prishtinë ditën e dielë, dhe për këtë arsye nuk ka qenë e përfshirë në axhëndën e takimeve.

Më 17 dhjetor të vitit të kaluar gjatë vizitës së presidentes Vjosa Osmani në Tiranë kryeministri Edi Rama nuk ishte present në seancën parlamentare gjatë kohës kur ajo mbajti fjalimin përshëndetës duke sjellë shumë debate.

Por rasti në fjalë nuk lidhet me mosmarrëveshjet mes Ramës dhe Osmanit.

Zoti ambasador, a ka patur kërkesë nga kryeministri Edi Rama për takim me presidenten Osmani?

Problemi është se kryeministri i Shqipërisë dhe Kosovës janë dakorduar për programin e vizitave që ditën e dielë. Ka qenë një program shumë i ngjeshur. Për të hequr çdo aludim që mund të ngrihet për këtë çështje unë po them që nga ora 08.20 kur delegacioni i Shqipërisë ka mbërritur në aeroportin “Adem Jashari” dhe deri në orën 17.00 kur ka qenë kulmi i vizitës janë realizuar 10 takime dhe vizita të ndërsjellta.

A është çështje kohe kur takohet kryetari i një partie që përfaqëson 7 për qind të popullsisë dhe të mos takosh presidenten?

Të jeni të sigurtë që nëse zonja Osmani do ishte në Kosovë kryeministri Rama do ta takonte atë patjetër. Ashtu si edhe kryetarin e Kuvendit i cili erdhi në limitet e fundit të kohës.

Takimet përgatiten me ftesë, nuk përgatiten në çast.

Po pikërisht me ftesë. Nuk ka patur kërkësë nga kryeministri sepse ka qenë një vizitë shumë e shpejtë. Shumë intesive dhe një kohë limit në maksimum. Nuk ka qenë një vizitë e planifikuar javë më parë ku do shikohej ku është njëri dhe ku është tjetri. Dhe shpesh herë ndodh që edhe gjatë vizitave në Shqipëri, jo të gjithë udhëheqësit ndodhen aty.

8 komente në “Përse Rama nuk e takoi Vjosa Osmanin gjatë vizitës në Prishtinë?”

  1. Vjosa Kapedani says:

    Ja vlen te komentosh, klikosh ne TemA, kjo eshte pyetja! Kazani i plenave TemA, censuron komentet.

  2. Patriot says:

    Ore popull ku Edi e ku Osmani.

  3. E Rama dv says:

    Sigurisht ku Edi e ku Osmani!!!!!????? Edi ka mbaru shkolle pikture,Osmani me titull doktor te mbrojtur ne USA Se harrova Osmani eshte martu vetem 1 here,Edi as vete nuk i mban mend.Ky eshte virtyt per Rilindjen. Shpresoj mos ta fshini si gjithmone

  4. Fatosi-kosove says:

    Per mendimin tim ka ber shume mire qe nuk e ka takuar,per sa kohe qe osmanka ka urrejtje ndaj uçk-s dhe shqiperise as qe duhet ta takoj askush nga shqiptaret, tia lame klikes se saj ta takojne e ti thurin lavde, eshte partia e fazlliq shkaut ajo qe kujtohet per te.

  5. Shqiptari says:

    Shum mir ka ber qe se ka takuar , femer fodulle dhe pa tru , femer pavler .

  6. vlora.vlora says:

    dosa nje cope idiote .Rama largpames ,kete dhe kurtin i ka per te hapur oreksin ne mengjes

  7. Moni says:

    Presidentja osmani turpi i Kosoves.Ka zene ate pozit pa kurrfar merite,vetem se eshte kundra UCK dhe presidenti Hashim Thaqi,njeriut qe udheheqi luften,shpalli pavaresin e Kosoves….

  8. Rektori i "Five Points" says:

    Per “E Rama dv”
    Per çfar dreqin vlen titulli “doktor”, marre ne USA, apo kudo tjeter ne bote, kur rreshtohesh ne anen e kanibaleve, ne anen e kanaleve te wc – ve, kur per idhull ke antinjeriun?
    Pse politika e kosovare ne teresi dhe ajo e jashteme ne veçanti, jane per te qare hallin?
    Ku eshte kjo “presidente” me tituj shkencore te mare ne USA? Sa te mire po ja bene jeten kosovarit te thjeshte?
    Sa per martesat, mendoj se eshte shpejt te flasesh se jetes nuk i dihet.
    Nje njeriu qe eshte shtetari jot, nqeqoftese i bene nje dreke te mire duke grire letrat luksoze qe tregojne titujt shkencore si sallate, jam i sigurt se ai do ti hedhe ne qypin e wc- se dhe jo ti çoje poshte ne stomak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje