Vdekja e ish gjyqtarit të njohur shqiptar në Strasburg, Xhafaj: Kontribut të jashtëzakonshëm për krijimin e drejtësisë së re

29 Shtator 2021, 15:25Kronika TEMA

Ish kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi Fatmir Xhafaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për vdekjen e juristit të njohur shqiptar Kristaq Traja i cili ndërroi jetë në moshën 66-vjeçare në Francë pas një sëmundjeje të pashërueshme.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Xhafaj e cilëson Trajën si një erudit në kulturën juridike dhe jo vetëm.

“I dhimbshëm lajmi për ndarjen nga jeta të zotit Kristaq Traja, njeriut dhe mikut tonë të mirë, konstitucionalistit të shkëlqyer dhe ish-gjyqtarit të nderuar të Shqipërisë në Strasburg.

Ai ishte dhe do të ngelet një erudit në kulturën juridike dhe jo vetëm, si dhe një këshillues i pazëvendësueshëm për të drejtën në përgjithësi dhe të drejtën kushtetuese në veçanti.

Nuk kishte tituj dhe as grada, por kishte mendjen brilante dhe dëshirën për të bërë gjëra të mira.

Kristaqi ka kontribut të jashtëzakonshëm për krijimin e drejtësisë së re me ndryshimin e sistemeve, në hartimin e Kushtetutës së re dhe gjatë reformës në drejtësi si drejtues i Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë.

Ikja e tij është një humbje që drejtësia kushtetuese dhe mendimi juridik shqiptar do ta ndjejnë gjatë.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të tij! U prehsh në paqe njeri i vlerave!”, shkruan Xhafaj.

Traja ka qenë drejtues i grupit për diskutimet për ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi. Ai ka ka mbajtur edhe pozicionin e gjyqtarit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si përfaqësues i Shqipërisë.

Gjithashtu, Traja ka qenë edhe kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH, si dhe ka shërbyer si përfaqësuesi i parë i Shqipërisë në Gjykatën e Strasburgut.

 

3 komente në “Vdekja e ish gjyqtarit të njohur shqiptar në Strasburg, Xhafaj: Kontribut të jashtëzakonshëm për krijimin e drejtësisë së re”

  1. Sara says:

    Nderime Profesor, sa per gazetarin injorant Gjykata e Strasburgut dhe ajo Europiane per te Drejtet e Njeriut jane e njejta gje

  2. Jorgo says:

    Tituj dhe grada s’ke ti o katnar, se Kristaqin qe ne fund te viteve *0-te te shekullit te kaluar e mabj mend si Doktor te skencave juridike….

  3. ......... says:

    Gjynaf, por ky I prishi pune pronareve shqiptare ne Strasburg! Mos bej keq ne jete, se di kujt i shkel qe te mallkon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje