E gjithë familja me precedentë: Arrestohet xhaxhai i Aldi Ramës

1 Tetor 2021, 13:10Kronika TEMA

Jo vetëm Aldi Rama, 21-vjeçari që vrau veten pasi qëlloi për vdekje nënkomisarin Saimir Hoxha, teksa ai ndodhej në krye të detyrës. Arresti shtëpiak është thyer edhe nga xhaxhai i tij Baki Rama. Burime bëjnë me dije se ai ishte lënë nga gjykata në “arrest shtëpie” pasi ishte vënë në pranga 6 muaj më parë për tregti të lëndëve piroteknike.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia ditën kur ndërroi jetë Aldi Rama, xhaxhai i tij nuk është gjetur në banesë. Dyshohet se familjarët i thanë policisë se ai kishte shkuar në Tiranë për të marrë trupin e pajetë të nipit. Ditën e sotme Baki Rama do të dalë para gjykatës në Durrës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Aldi Rama kreu krimin tre ditë më parë, teksa ndodhej në arrest shtëpiak të vendosur në Maj të këtij viti. Ai qëndroi për disa orë i fshehur në zonën e Kune Vain dhe më pas qëlloi ndaj vetes me një plumb në pjesën anësore të ballit. 21-vjeçari ndërroi jetë një ditë më pas në spital.

I riu ndodhej në makinë me dy shokë kur u ndalua nga Hoxha dhe dy efektivë të tjerë të cilët po ktheheshin nga operacionin për asgjësimin e lëndëve narkotike në këtë zonë. Në momentin e kontrollit Aldi Rama i tha Saimir Hoxhës: “Unë nuk jam për kontroll”,  dhe më pas e qëlloi me dy plumba. Një prej tyre i kapi zemrën. Hoxha ndërroi jetë rrugës për në spital.

21-vjeçari kishte pasur një jetë mjaft të vështirë, sidomos pas divorcit të prindërve. Ai jetonte me gjyshërit e tij. Gazetari Artan Hoxha deklaroi dje në ABC se në moshën 9-vjeçare ai kishte parë të atin duke kërcënuar të ëmën me motosharrë. Rama u arrestua që në moshën 18-vjeçare për trafik të lëndëve narkotike. Ndërsa më pas ai ishte akuzuar për dhunë ndaj të dashurës së tij.

3 komente në “E gjithë familja me precedentë: Arrestohet xhaxhai i Aldi Ramës”

  1. 1 says:

    Clind nga macja gjuan minj

  2. ***** says:

    Keto lloj persekutimesh faresfinore jo shume ndryshe nga internimet e kohes se Dulles.
    Atehere te denonte partia ndersa sot shteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje