Sazan Guri thotë se është kërcënuar me armë, për shkak se u ka dalë në krah disa banorëve në Laknas, të Kamzës, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një thertorje në atë zonë.
Në një prononcim për mediat, ai tha se dy persona, sipas tij nipat të administratorit që do të ndërtojë thertoren, Alban Dacit, i kanë ngritur pistoletën në ajër, por nuk kanë qëlluar.
Kjo ka ndodhur sipas Gurit, teksa po kthehej nga një takim me kryetarin e bashkisë së Kamzës, Rakip Sulin për këtë çështje, ndërsa thotë se ka bërë kallëzim në polici në lidhje me rastin.
“Dje jam kërcënuar në Laknas, këtu në Kamëz, merre kanë nxjerrë armën. Nuk kanë gjuajtur, por kanë nxjerrë armën.
Dy veta kanë ngritur pistoletën në ajër. Ne vijmë nga takimi me kryetarin e bashkisë Kamëz dhe në pyllin e Plepat e Brukës në Kamëz dhe na kanë ngritur armën para dy minutash.
Janë personat e kompanisë ‘Bio Product’ nipi i Bledar Dacit. Nipi i Bledar Dacit më ngriti pistoletën. Nuk kam frikë fare, por jam kërcënuar me armë. Jam në komunikim me ministrin Çuçi.
Me mua nuk matet dot njeri, mua nuk më kërcënojnë dot. Nuk i kam frikë, jam operuar 3 herë nga zemra, por ata duhet t’i vënë gishtin kokës që nuk kanë punë me mua”, tha Guri.
kush ndyn duart me ty mer idiot!
Eh mer Sazan Huri kam gjysem ore qe qesh me lot ne sy!Ti je nje nga ata trimat qe plumbi s’ka çfare te bene sepse paske bere tre operime ne zemer dhe s’ka plumb qe te çpoje.Je i pavdekshem dhe ma do mendja qe ata qe te kane zene rrugen me pistoleta duke te kercenuar ,nuk e kane ditur qe ti s’çane koke se ke bere tre here operim.Tash e tutje s’ka njeri me qe te del perpara .O sa kam qesh o Sazan Huri ,mos vdeksh kurre .
Si nuk u vu rregull njehere te vetme ne kete vend o njerez!.. han gjithe jeten ngeli.I vendosin ligjet e rregullat dhe pastaj i lene ne leter..Perpiqetb ten ndihmoje dhe i shkreti Sazan , por se mbeshtet njeri , madje e quajne sharlatan..O zot ku po shkon ky vend…!
Ku punon mo Sazan? Kush ti paguan sigurimet shoqerore? Se do te dalesh ne pension!