Albin “Gërvalla”, kryeministri i Kosovës ngatërron komandantin e policisë me një koleg të tij

3 Tetor 2021, 21:10Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkroi se pas 16 vjetësh është ri-takuar me komandantin e Njësisë Speciale Operative në Prishtinë, Besart Ahmeti, për të cilin pretendoi se ishte i njëjti që në protestën e vitit 2005 e kishte arrestuar atë.

Por, Kryeministri Kurti, për shkak të ngjashmërisë së madhe fizike ka ngatërruar Besart Ahmetin, me Fatlum Shaqirin, ku ky i fundit e kishte arrestuar në vitin 2005 dhe jo Ahmeti.

Kurti është ngutur në postimin e tij në Instagram, duke mos e konfirmuar se cili polic në fakt e kishte arrestuar.

Ai përmes postimit në Instagram ka shpërndarë disa fotografi, në dy prej të cilave shihet takimi i tij me Ahmetin, ndërsa në njërën prej tyre shfaqet momenti kur Kurti ishte pjesëmarrës në protestën e vitit 2005, dhe afër tij shihet Fatlum Shaqiri në detyrë.

“Në zyrën time prita ministrin e brendshëm dhe udhëheqës të lartë të Policisë së Kosovës. Në mesin e tyre ishte edhe Besart Ahmeti, të cilin e ri-takova nga afër pas 16 vjetëve. Kapiteni Ahmeti ka udhëhequr profesionalisht policë të njësisë speciale në Bërnjak dhe ka zhvilluar shkëlqyeshëm negociata në terren atje. Nuk ia shtrënguam dorën njëri-tjetrit, për shkak të pandemisë”, ka shkruar Kurti.

Në fotografinë e dytë të shkrepur, afër Kurtit gjendej edhe Komandanti i njësive Speciale në Mitrovicë, Fatmir Balaj, i cili bashkë me Shaqirin po e arrestonin Kurtin.

Kjo për shkak se në ditën kur Kosova festonte çlirimin, (12 qershor 2005) një grup i të rinjve të udhëhequr nga Albin Kurti dolën rrugëve të Prishtinës përballë misionit të OKB-së që administronte Kosovën, UNMIK, vendosën sloganin “Jo Negociata, Vetëvendosje”.

Ky aksion shënonte fillimin e një liste të gjatë aksionesh e protestash.

Ndërsa, për e pakonkurrencë në gafa është shefja e diplomacisë së Qeverisë Kurti II, Donika Gërvalla, llogaria në Twitter e së cilës, bie në radarin e syve të kujdesshëm kritikë, ku identifikohen huqje prej më amatoreskeve diplomatike.

Gërvalla, muaj më parë ngatërroi edhe flamurin e NATO-s me atë të OKB-së. Një huq për t’u çuditur! Duke qenë se në Twitter, në vend se të shkruhen emrat, paraqiten me flamujt e shteteve.

Kjo seri e “veseve” të Gërvallës ka shkaktuar debat në media, se çfarë janë në fakt këto gabime amatoreske.

6 komente në “Albin “Gërvalla”, kryeministri i Kosovës ngatërron komandantin e policisë me një koleg të tij”

  1. Roberto says:

    Hahahahhahaaaaa. Shikojeni se c’fare zgjebsi duket Albin LLUMI hahahhahaaaaaaa

  2. Alben says:

    Mero pse jë kundër Kurtit? Çfarë problemi ke?

  3. Fatosi-kosove says:

    Po se eshte e bija e Isuf Gervalles kjo sdo le thane se patjeter edhe di te shkruan mire shqip, ndoshta per faktin se eshte rritur ne gjermani dhe ter jetén e saj ka punuar ne bare nate, e Ku merr vesh ajo nga flamujt, do behet nje dite gazi i botes kur do kapet si ish ministri zhulali ne bordello.

  4. RRNOFTE Ajatollah mullah albinladenovici BOTOKSI dosa OSMANOVICI ABDIXHIKOVICI Abazvicin SALIBANI ILIRMUTOVICI DHE BASHOVIC me GERDALLEN DHE RADONIQIN DREJT SERBISE SE MADHE

  5. Moisi Golemi says:

    Donika anon nga e ëma, që është sllavo-maqedonase. E ëma i erdhi në Tiranë pas vrasjes së Jusufit dhe kishte vetëm 4 klasë shkollë. Shteti shqiptar i dha shkollë të lartë dhe e punësoi si pedagoge. Dhe Donika u rrit prej së ëmës, anon nga gjaku sllav. Prandaj i kundërvihej me sa kishte UÇK-së.

  6. Ashtu Kot says:

    Keto jane thjeshte shenja gjenialiteti te Kurtit. Shume nga keta gjeniale kane pasur siptoma te tila. Pershembull Ajshatjni harronte te mberthente pantallonat. Nju Toni ecte si i fantaksur dhe fliste me vehte. E keshtu me rradhe deri ditet e sotme ku kengetarja e madhe Britni, ka pare ender qe ka pasur seks me aljene.
    Kurti jo se ben ndonje perjashtim nga keta, po gjenialiteti I tij efekt Kosoven. Madheshtia e Kurtit eshte e pakuptimte per njerzit e zakonshem, po ate e kuptojne shume mire njerzit pa tru.
    Pershembull, kohet e fundit ai nenshkroi narrevesjen e targave dhe mendon se nderkombetrizoi problemin e Kosoves. Ai mendon se i tregoi vendin serbit sepse KFORI do mbroje Kosoven dhe UELEKS do kontrolloje zbatimin e marrevshjes. Pra asnje njeri normal nuk kupton se ku eshte e mira e Kosoves ketu. Ne vend qe keto pune ti kontrolloje ushtria e Kosoves dhe policia, Kuri imponoi OKB te rigjallerojne statusin e Kosoves si protektorat i OKB.
    Ne njerzve e zakonshem na duket ky gjenialitet i Kurtit si tradheti, por shume te tjere, vecanerishte injorantet dhe skiftera e VV mendojne se ky eshte gjenalitet. Bile edhe Vuciqi eshte ne dileme. Nga nje ane Kurti shan e nxin Vuciqin, nga ana tjeter cuditet se ai po ja con Kosoven si meze ne pjate.
    Une per vete jo vetem qe nuk e kuptoj Kurtin, por me duket se ai ka lajthitur. Une pyes vehten se pse ai kur kish ndermend te nenshkruante marreveshjen, pse refuzoi bisedimet me Vuciqin dhe deklaroi se ai(Kurti) nuk do kete takim se shpejti e Vuciqin. Ai jo vetem qe u morr vesh me Vuciqin, por tejkaloi cdo parashikim. Me levizjet e tij gjeniale ai ja ka bere mendjen pordhe jo vetem injoranteve por edhe Evropes. Ajo cudtet se sa i zoti eshte ky Kurti qe po impnon tempin e tij ne bisedime me Serbine. Ai imponon jo vetem termat dhe kushtet por edhe rezultatet. Ai po e con Kosoven me shpejtesi sketerre drejt statusit te protektoratit te OKB.
    Vertet nje gjenialitet qe une nuk e kuptoj….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje