Kosova nis aplikimin e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID nga viti i ardhshëm

3 Tetor 2021, 15:03Rajoni TEMA
Kosova nis aplikimin e dozës së tretë të vaksinës

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë me dije se do të ketë aplikim të dozës së tretë, përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 duke filluar nga viti i ardhshëm.

Ekspertët shëndetësorë në Kosovë shprehen se aktualisht nuk është momenti për të nisur administrimin e dozës së tretë të vaksinës, pasi  për të marrë dozën përforcuese së paku duhet të kalojnë 6 muaj prej marrjes së dozës së dytë të vaksinës anti-COVID.

Tashmë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka rekomanduar autoriteteve shtetërore për dhënien e dozës së tretë për grupe të caktuara të cilat janë më në rrezik nga virusi.

Ndërsa, si kohë optimale për marrjen e këtyre dozave, nga Ministria e Shëndetësisë është caktuar viti i ardhshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje