Integrimi në BE, zgjedhjet në Bullgari mund të ndryshojnë situatën

4 Tetor 2021, 08:49Rajoni TEMA

Pas zgjedhjeve në Bullgari, dialogu mes Sofjes dhe Shkupit mund të marrë kuptim dhe dinamikë tjetër. Këtë deklaroi për mediat kryeministri teknik Stefan Janev.

Ky është një lajm i mirë jo vetëm për fqinjët tanë, por edhe për Shqipërinë pasi procesi i integrimit po ecën paralelisht për të dy shtetet ballkanike dhe vetoje bullgare kundër Maqedonisë ishte ajo që bllokoi edhe mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare. Zgjedhjet në Bullgari mbahen më 14 nëntor.

Kryeministri Rama, i ka bërë shpesh thirrje Bullgarisë të hapë rrugën e integrimit. Në një intervistë në fillim të shtatorit, Rama u shpreh: “Mos jini kaq tipikë europianë, bëhuni ballkanas, hapni rrugën. Çfarë po përpiqeni të shpëtoni? Hapini rrugën bisedimeve, na lini të flasim me ta. Mos bllokoni”.

1 komente në “Integrimi në BE, zgjedhjet në Bullgari mund të ndryshojnë situatën”

  1. Ilirjan says:

    Do te hape rruge Bullgaria, do ta mbylle dikush tjeter.Per kete ka menduar è mendon gjithnje Putin e Lavrov… eshte lufte influence dhe Ballkani pjese è fushes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje