Mësimi me orare të plota, Brataj: Do të ketë një rritje të numrit të infektuarve

4 Tetor 2021, 16:42Politika TEMA
Mësimi me orare të plota, Brataj: Do të ketë një rritje

Rikthimi i normalitetit në shkolla pritet të sjellë rritje të infektimeve nga Covid-19. Kështu deklaroi eksperti i Komitetit Teknik, Skënder Brataj, ndërsa iu bën thirrje mësuesve dhe drejtuesve të shkollave të mos neglizhojnë masat anti-Covid.

“Është fiziologjike që të ketë një rritje të numrit, pikërisht për faktin se këto mosha janë mosha të pavaksinuara. Janë ata që kanë qenë më të izoluar nga ambientet e shkollës…Eksperienca  ka treguar se në të gjitha ato vende ku shkolla ka filluar më përpara ka pasur një rritje”, është shprehur Brataj për abcnews.

Megjithatë, ekspertët nuk parashikojnë mbyllje tjetër apo masa më të forta. Për çdo infektim brenda klasave, do të ketë izolim të rastit dhe kontakteve të tyre dhe jo mbyllje të shkollës.

Më tej, Brataj shtoi se stina e dimrit në vendin tonë do të varet nga ecuria e vaksinimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje