Kryeministri Edi Rama është takuar pasditen e së hënës me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se kanë nënshkruar dy marrëveshje, Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe Marrëveshjen si shtesë e konventës evropiane për ekstradimin e vitit 1957.
“Madrid, Spanjë – Me Kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez ku nënshkruam edhe dy marrëveshje: Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe Marrëveshjen si shtesë e konventës europiane për ekstradimin e vitit 1957 ?????
***Vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë në historinë e marrëdhënieve bilaterale, hap një faqe të re në këto marrëdhënie me potencial të lartë bashkëpunimi politik, ekonomik e kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë.
#SkaKohëPërPushim?♀️??♂️”, shkruan Rama.
Tani ja hodhem.Ketu ka qene gjithe muhabei.Pash zotin,si nuk i lame keto budallalliqe,lajme pa interes fare.E cdo behet tani,qe u nenshkruan keto?Kjo eshte nje rutine qeveriare,nenshkrim random.
Uroj mos kesh shkuar me charter Air Albania