Zjarr në fushën e grumbullimit të mbeturinave në Vlorë (dyshohet i qëllimshë), ajri i ndotur pushton zonën

4 Tetor 2021, 10:39Sociale TEMA

Një vatër zjarri është regjistruar prej mbrëmjes së të dielës në fushën e grumbullimit të mbetjeve në rrethinat e qytetit të Vlorës.

Situata është alarmante, pasi tymi toksik është përhapur në të gjithë zonën dhe ka ndotur ajrin.

Zjarrfikësit janë angazhuar prej mëngjesit për të vënë flakët në kontroll, ndërkohë që banorët e zonës kërkojnë intensifikimin e veprimeve pasi era e keqe është bërë e padurueshme.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, ndërkohë që ka nisur dhe një hetim për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje