Gjatë mbledhjes së Komisioonit të Sigurisë ka pasur një përplasje mes ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe deputetit të opozitës, Ervin Salianji.
Shkak ështëbërë prania e Çuçit në komision me një maskë e cila mbante logon e PS. Deputetët e opozitës e kanë konsideruar këtë si një lloj provokimi dhe për këtë ka reaguar deputeti demokrat Ervin Salianji i cili ka kërkuar që Çuçi të mos jetë i pranishëm në mbledhjen e Komisionit.
“Pavarësisht përkatësive partiake, ne këtu jemi në institucionin e Kuvendit dhe përfaqësojmë gjithë qytetaret shqiptare. Ministri i Brendshëm si përfaqësues i qeverisë dhe që paguhet me taksat nuk mund të qëndrojë në sallë me maskë me logon e Partisë Socialiste.
Ne nuk e pranojmë dhe e konsiderojmë provokim, reklamimi i simboleve partiake në institucione shtetërore, e ka bere rrugë Rama, nuk mund ta tolerojmë ne qe jemi të pranishëm”– u shpreh Salianji.
llogjika aserbise. mbuloni targat. ju mund te mos e doni ps por e para ata jane shqiptare njelloj si ju dhe ky diskutim eshte kot, e dyta ate e duan shqiptaret te cilet sipas jush per cdo zgjedhje ose jane blere me para ose i jane nenshtruar kercenimeve te krimit ose kane zgjedhur gabim. juve nuk jundo njeri o kriminela qe e baterdiset kete popull.
Një mashtrues si Babalja ne komisionin e ligjeve , paradoksi më i madh në komisionin më të rrëndësishëm të kuvendit , ku shqyrtohen materiale sekrete apo të klasifikuara , që mund të “shiten” , shumë lehtë e shumë lehtë nga një mashtrues profesionist , aq më shumë që i ka ca borxhe Babales në kurbet .
Një mashtrues si Babalja ne komisionin e sigurisë , paradoksi më i madh në komisionin më të rrëndësishëm të kuvendit , ku shqyrtohen materiale sekrete apo të klasifikuara , që mund të “shiten” , shumë lehtë e shumë lire nga një mashtrues profesionist , aq më shumë që i ka ca borxhe Babales në kurbet .
Edhe ky Salianji ! po ckeni me Cucin e me logon ! Socialistet mburren me Cucin e Cuci mburret me socialistet ! Problem i tyre !