Deputeti Oerd Bylykbashi është një nga anëtarët e grupit parlamentar të PD-së që është rreshtuar hapur në krahun e Sali Berishës në çarjen që ka pësuar e djathta, pasi Lulzim Basha përjashtoi ish-kryeministrin.
E ndërsa lideri demokrat i hoqi drejtimin e reformave zgjedhore duke e zëvendësuar me Enkelejd Alibajn, a i trembet Bylykbashi ndonjë lëvizje tjetër?
“Askush nuk më nxjerr dot mua nga PD, as nga grupi parlamentar, pasi një kryetar nuk e ka të drejtë për të marrë këto vendime, ajo që e zgjidh këtë punë është kutia e votimit” tha ai. Ai shtoi se “Ne do të jemi aty, ne jemi të gjithë në PD” tha ai në “LOG”.
Përpos vendimit për përjashtimin e Sali Berishës, Bylykbashi kishte edhe një tjetër kritikë për Lulzim Bashën. “Ne kemi të gjithë ekzekutivin e partisë në kundërshtim me statutin” tha ai.
Por duke mbajtur krahun e ish-kryeministrit, a mendon Bylykbashi se do të etiketohet si anti-amerikan? “Unë kam raporte shumë të mira me ta (SHBA). Ne kemi diskutuar, kjo është një çështje, debati me demokracinë brenda partisë.
Janë goxha të vëmendshëm në këtë aspekt. E vetmja që do ta zgjidhë në mënyrë të paqtë është kutia e votimit” tha ai, duke qenë dakord me kërkesën e Sali Berishës për mbledhjen e forumeve të partisë për vendimmarrje.
Bylykbashi u shpreh se PD duhet të kërkonte transparencën e fakteve në lidhje me shpalljen non grata të Sali Berishës . Sipas tij në rast se nga partia do largohej Berisha, kjo do ishte me pasoja të mëdha, ndërsa çdo person tjetër mund të zëvendësohet.
“Unë besoj që PD bënte mirë ashtu si e kam dëgjuar zotin Basha të thotë, që të kërkojë transparencën e fakteve. Ta mbrojë zotin Berisha si trashëgimi politike. Është çështja e zotit Berisha që ai duhet t’i dalë përpara. Unë nuk e di sa do funksionojë, dhe çfarë juridiksioni ka ajo gjykatë ku është drejtuar zoti Berisha.
Por unë e shoh në aspektin politik. Unë jam politikan që me gjithë kontributin modest në PD, ajo që më dhemb është PD së pari. Në rastin e ikjes së zotit Berisha pasoja është më madhja. Ndërsa për këdo tjetër nga Lulzim Basha deri te të tjerët ne do zëvendësohemi, harrohemi.
Unë jam për atë, së pari, partitë duhet të jenë parti me funksionim demokratik. 30 vite pasi ra komunizmit, unë besoj që nuk do i isha bashkuar PD në rast se gjatë eksperiencës time në kabinet nuk do kisha perceptuar hapësira të mjaftueshme.
Nëse ajo është përkeqësuar në këto vite, Berisha ka përgjegjësi. Unë jam në krah të demokracisë. Këtë e ofron zbatimi i statutit. Ne kemi problem moszbatimin e statutit. Kemi një problem demokracie brenda partisë. Nuk më duket që vjen nga Berisha, por edhe ai është aty. Lëvizja e zotit Kadilli tregon disa grupime. Vendimi i fundit i Bashës ka çuar në çarje të partisë”, u shpreh Bylykbashi.
Bylykbash, ti nuk je i sinqerte ne ato qe citon.Ti e di shume mire, qe Pd-ja eshte aty ku eshte ,per faj te Berishes,dhe zgjedhje se Berishes. Hbitem me vete kur shikoj dhe lexoj ,qe cfare do beje Pd-ja pa Berishen ??????Ai duhej hedhur ne koshin e plehrave qe ne 2013.Po ju nuk keni mundesi ta beni kete se jeni pjelle e tij.Kam pas respekt per ty si politikan i ri vizionar por paskam qene igabuar.Kur shoh rreshtimin tuaj krah Nokes dhe palokes,dale ne konkluzionin se aparenca e jashtme te genjen shume.Te gjithe ne e dimese Bash nuk ka qene kryetar partie, lereni tani ta beje punen e tij,te provohet si tille. Tani ai eshte kryetar.
Demokrat me mendesi thellesisht komuniste kur thua se pervec Berishes kushdo mund te zevendesohet.Keshtu thuhej per Enverin se si do benim kur te vdiste ai,mirpo ai vdiq dhe asgje nuk ndodhi ,prap lindi dita dhe jeta vazhdoi.Jane zevendesuar udheheqes te medhenj boteror e jo me Saliu prej vucidoli
Shume mire ke bere,.
Talibanet, jane e ardhmja, ata te sigurojne pozite, para, privilegje, dhe sidomos kryetalibanja Argita Sali Malltezi Berisha, ideatorja e vertete e politikave te “djathta” ne Albanihar.
haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahahahahahaha
Ogert
je i modh
bashe dordolecit te PD-s ka mi dhi m’kaptin sorrat
e grasat kan mi mbulu surratin??
Nje nga nje keni filluar te kuptoni se cfar jeni dhe cfar perfaqesoni. Njelloj si tek filmi 14 vjec dhender qe ai idioti kishte kuptuar qe ishte nje gdhe dhe ju keni kuptuar qe jeni hici para sali berishes!!!!!!!!! Ju ka ngel vetem te thoni rrofte e ardhmja rrofte shoku enver hoxha (sali berisha ) …..plehra …..
I nderuar Z. Mero. Ju përshëndes.
Jam shumë i qartë se si zhvillohen ngjarjet. Nuk jam politikan sepse këta tanë lt politikën e kanë hedhur në gropën e ujrave të zeza. Sot dua të tregoj se si e kuptoj situatën politike në vendin tonë dhe këtë do ta spjegoj thjeshtë me një pjesë të filmit :Lulëkuqet mbi mur”. Politikanët tanë herë pas here sajojnë ndonjë “fake të rreme”. Sot është hedhur në politikën shqiptare “non grada”. Nuk është “lajm i rremë” , por trajtimi që i bëhet këtij dënimi është i rremë lajm fund e krye. Pikerisht këtë dua tua spjegoj shqiptarêve (megjithêse 85% e shqiptarëve nuk e çajnë menderen për rastin). Në filmin që thashë është nje pjesê ku jujdestari u hodh copa buke nga dritarja fëmijëve të jetimores dhe ata të shjretë turren për të kapur kafshaten që ai u hedh , ashtu siç u hidhet qenve, por jo gjithnone edhe këtyre. Bukshkali, nga dritarja e pedesë hodhi për fansat e tij, perfshi dhe këtë që e quan të përjetshëm, një copë bukë të “mykur” – është fjala për lëvizjen e tij, dhe fansat e tij apo “besnikët” që i ka bërë milionerë, hidhen për të kapur copat e bukës, ashtu si ata të lulëkuqeve mbi mur. Por të jemi të drejtë, të mos u a hamë hakun, lidhur ne “levizjen” nuk mbeten mbrapa analistët, gazetarët etj. që turren të flasin sa më shumë sepse aq më shumë do arrijnë të kapin copa që ju a hedhin nga ajri. Besoj u kuptuam.Dhe e fundit: Amani mote njerez mos u bëni qojle. Ruani sadopak dinjitetin apo sovranitetin tuaj. Nuk e dija që lapsaxhinjte janë kaq poshtë ndaj së vërtetës.
Arbëror Epiroti
A more i shkreti Bylukleshi të paska herë thellë në shpirt krimi i kriminelit, jo që më thuaj me kë rri të të them cili je. Jo se është Luli më i mirë (ngaty është 100 e më shumë herë), por po këerkon që nga e keqa që e ka zënë të bëjë më të mirën. Prandaj o krimineli mbështetës vazhdo dhe mbështet kriminelin trajnues se në një hale do të vini. Por ju kriminelët një të mirë kini, delni shpejt mbi uji se nuk e mbani dotë masken. Mosha tënde të katandiset në këtë farë feje është për të bërë çudi.
Familjes tuaj i pershtatet komunisti sali ,dhe ke te drejt te reshtohesh ne anen e tij sepse je kryesori ne privatizimin e kompleksit Partizani ku ke shantazhu dhe abuzu ne emer te dhandrit.
O njeres degjojeni Bylykun eshte gje e zgjuar ky Bylyku ,nuk e ka kot emrin byyyyylllyyykkkk.
Ky eshte nje vemie e peshtire.kaq mjafton.