Kreu i OSBE do të vizitojë nesër Tiranën, takime me institucionet dhe shoqërinë civile

4 Tetor 2021, 17:48Politika TEMA

Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde, që për shkak të rotacionit mban edhe postin e kreut të OSBE-së, do të zhvillojë një vizitë në Tiranë më datë 5 tetor.

Sipas agjendës, Linde do të takojë aktorë të ndryshëm politik ku do të diskutojë kryesisht për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe për programin e reformave të Shqipërisë.

Ndër të tjerat, suedezja pritet të marrë pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet OSBE-së dhe Shqipërisë për fuqizimin e punës kundër rrezikut të shpërndarjes dhe keqpërdorimit të Armëve të Vogla dhe të Lehta, si dhe nuk do të mungoi një takim me shoqërinë civile.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje