Ditën e sotme mbërrin në Shqipëri kryetarja e radhës së OSBE-së, ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Ann Linde.
Në vizitën e saj në Tiranë, Linde do flasë për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal. Fillimisht ajo do të takojë Presidentin Ilir Meta dhe Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.
Po ashtu, kryetarja e OSBE-së do të marrë pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet OSBE-së dhe Shqipërisë për fuqizimin e punës kundër rrezikut të shpërndarjes dhe keqpërdorimit të Armëve të Vogla dhe të Lehta.
Takimi ndërmjet dy ministreve do të ndiqet nga një konferencë për shtyp në orën 11:40 në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme.