Andi Bushati: SHBA e shpalli non grata Berishën, që të përçajë PD-në. Bashën e ka kap peng Uashingtoni, duhet të dilte në shesh me molotovë

5 Tetor 2021, 09:33Politika TEMA

Gazetari Andi Bushati ka komentuar vendimin e përjashtimit të Sali Berishës nga PD, duke u shprehur se Basha po sillet si një njeri i kapur prej veshi.

Për Bushatin shpallja non grata e Berishës është bërë me qëllim për të përcarë opozitën dhe rezultati sipas tij është i dukshëm.

“Përjashtimi i Berishës ka dy opsione, ajo që është thënë publikisht, që është teza që mbron Berisha pra që ky ka një plan amerikan që e ka Bashën peng dhe e ka detyruar ndaj këtij veprimi.

Unë këtë nuk e di, s’kemi fakte se dosja e lobimit rus me para të PD, mund të jetë kapur në Amerikë Basha dhe i bëhet shantazh.

Por ajo që unë them, është se Basha po sillet si një njeri i kapur peng dhe historia fillon që te mbajtja e zgjedhjeve lokale.

Kjo opozitë që kishte djegur mandatet, bojkotoi zgjedhjet lokale dhe që kishte slogan të saj se me Edi Ramën nuk hyhet në zgjedhje, si mundet me gjithë këto dhe të ulesh në negociate me Rudina Hajdarin dhe Gjiknurin.

Pra del që kemi garant që dikush e kap Bashën prej veshi dhe e detyron të bëj këto gjëra. Që nga momenti që Berisha u shpall non grata do ishe idiot të mos kuptoje se kjo ishte për të përçarë opozitën dhe faktet ja ku janë, opozita e përçarë”, tha Bushati për emisionin “Të Paepkspozuarit”.

Sipas tij, Basha duhet të merrte molotovët e të dilte në shesh/

“Ka një rrugë të keqe dhe një rrugë të mirë, një të ndershme dhe një të pandershme. Basha ka një problem që Berisha po i merr militantët, por si mund ta sfumonte këtë Basha?

Të merrte molotovët dhe të dilte në shesh, por a e lë Juri Kim ta bëjë këtë? Do ishte e gabuar dhe ai se bën dot.

Tjetra është të thotë sot më falni o demokratë se përjashtimi i Berishës është i vonuar dhe i gabuar, unë godas berishizmin dhe krijoj një forcë të re.

Por kanë nga një gjë të gjitha këto, duhet të jesh lider dhe të marrësh vendime. Ai pret që t’ia “heqë kovidi’ Berishën”, tha Bushati.

11 komente në “Andi Bushati: SHBA e shpalli non grata Berishën, që të përçajë PD-në. Bashën e ka kap peng Uashingtoni, duhet të dilte në shesh me molotovë”

  1. qytetar says:

    Moltovi te plaste ne b… mor shit in rain.

    1. Z says:

      Si ka munsi qe komunista edhe ekstremistet fetare veq gjake done per her ???? Keta njerze Jane kundar paqes … Une Jane qe Spak duhet te arrestoje te 5 politikanet Shqiptare e shume te tjerpor krysoret R, B, L, ilir hajdutin. Fatose Nanone

  2. qytetar says:

    Molotovi te plaste ne b… mor shit in rain.

  3. Ik harxho ato qe ke vjedh says:

    Ti more plehre e bllokut,bashke me ata qylaxhinjte nesho te klanit kapo,e keni mendjen te molitovet e kallashet qe te ju te vidhni me shume dhe te vraponi neper tv dhe te udhezoni bashen.
    Basha duhet te vije te vilat tuaja tju djegi si minj,se ai te ndegjoi ty qe bohkotoi parlamentin
    Te ishte gjyshi jote gjale do te varte te sheshi po te guxoje te flisje ne kete menyre

  4. DIELLI says:

    Analize ,prej vobekti,qorri dhe shurdhi,por të jesh kaq naiv ,kur dhe nje i pa shkolle e kupton se kush eshte SB. Mos dil me te japesh opinione se je bere i neveritshem edhe ne rrethe shoqerore. Shih MB,Minxhozin etj ka hije dhe analiza te holle dhe te kuptushme.mor ko…???/nist.

  5. Skenderbegasi says:

    Bushat je me e llastuara
    prostitute mediatike.
    Je kthyer ne nje fabrike
    rrenash.
    Nuk eshte serjoze qe shkencetaret te eksperimentojne me kafshet e gjora, kur me ty mund te marin rezultate befasuse si gazetar.

  6. Shaqo says:

    Le te jete lindur ne kryeqytet e ne bllok, e ka ne gen “molotovin”.
    Gjynah nipi i Hysniut.

  7. Texas says:

    O Bushat ! Shqetesohej gjyshia jote kur gjysh Hysniu si ambasador me 1946 ne Beograd shoferin e kishte serb te Serbise , po ajo nuk e mesoi kurre e shkreta . A mund te spiegohesh ti anal- isti shquar se mos shoferi serb ka mesuar.gjyshin e gjyshi tya me gjellra.serbe te prishura .Gogesimat e tua ne analiza e tere i spigojne si kuterbim serbie , po ngadal ngadal

  8. drejtohu says:

    Ky do lidhur, eshte çmendur dhe njerezit qe nuk drejtohen por veç kurrizin u a drejton varri, duhen shmangur e lene ne vetmi. Eni Vasili mos ta therrase me ne studio. Eshte interesan se dhe Agim Nesho ka nje qendrim te tille, mos valle kane te bejne apo i lidh ndonje miqesi?! Keta kujtojne sikur bejne trimin kur vete po futen ne vrime.

  9. shabani says:

    Po tani dole hapur ashtu si te ka edukuar Partia me Molotov nuk ju ndahet shpirti nga Moska

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje