Energjia u shit gjatë verës: Në 2021 u eksportua katër herë më shumë energji se në 2020

5 Tetor 2021, 21:00Ekonomia TEMA

Kriza e energjisë që ka përfshirë globin duket se do ta bëjë të pashmangshme shtrenjtimin e çmimit edhe për konsumatorët në vendin tonë.

Kjo edhe për shkak të keqmenaxhimit të situatës e cila prej kohësh ka hyrë në një fazë problematike edhe si rrjedhojë edhe e situatës hidrike, për shkak të varësisë së lartë nga burimet hidrike.

OSHEE vetëm pak ditë më parë bleu energji në import me një çmim mesatar prej 233 euro/MWh duke siguruar energji deri më 10 tetor, teksa pritet të dalë sërish këtë të premte në ankand për blerjen e një sasie tjetër energjie. Nisur nga situata e përgjithshme në bursa, kostoja e blerjes së saj mund të rezultojë edhe më e lartë.

Sipas të dhënave të OSHEE nga janari e deri në javën e parë të tetorit vlera totale e blerjes së energjisë në import përllogaritet në 99.6 milionë euro, rreth 23.6  milionë euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur u shpenzuar rreth 76 milionë euro dhe u siguruan gati 2-fish më shumë sasi energjie.

Nga 2.65 mijë MWh energji e prodhuar në vend në tremujorin e dytë raporton Instat gati dy herë më shumë se një vit më parë, 2.64 mijë MËh janë nga hidrocentralet.  (Sasia e pro

Referuar të dhënave të Instat, në tremujorin e dytë të vitit vendi eksportoi në total 924 GWh energji, rreth 700 GWh më shumë se një vit më parë. E kundërta ka ndodhur me importet, që thuajse janë përgjysmuar.

Por, pavarësisht kësaj OSHEE e ka blerë atë disafish më shtrenjtë se një vit më parë, kur çmimi mesatar përllogaritej në rreth 49.4 euro për MWh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje