Gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”: Kosova nuk përfiton asgjë nga “Open Balkan”

5 Tetor 2021, 10:04Rajoni TEMA

Gazeta konservatore e Zürichut shkruan se synimi i Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për qarkullim të lirë të mallrave dhe personave, ka ngjallur mosbesim në rajon. Për aq kohë sa Serbia nuk e pranon Kosovën, dobia që ka Kosova nga “Open Balkan” është zero.

Pas dokumentit anonim mbi kufijtë e rinj në Ballkan, i cili u përhap në pranverë dhe ende nuk dihet kush ishte autori, një propozim tjetër ka ngjallur debate në Ballkan: fjala është për projektin “Open Balkan”, një “ide burimore serbe”, shkruan gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” (NZZ). Projektit “Open Balkan” të presidentit serb Aleksandar Vuçiq i janë bashkuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai maqedonas Zoran Zaev. Deri në vitin 2023 synohet të mos ketë kontrolle kufitare në vendet ballkanike që e përkrahin projektin. Po ashtu synohet krijimi i një zone të lirë tregtare.

Përkrahësit e projektit (Vuçiq, Rama dhe Zaev) thonë se “Open Balkan” nuk paraqet konkurrencë për integrimet europiane, por “Neue Zürcher Zeitung” është e bindur në të kundërtën: të dyja nismat rrjedhin nga bindja se anëtarësimi në BE në aspektin afatgjatë duket jorealist. E vërteta, sipas “Neue Zürcher Zeitung”, është se në Shqipëri, në Serbi apo në Bosnjë-Hercegovinë prej vitesh nuk ka përparim të ndjeshëm në fushën e sundimit të ligjit.

Sipas “NZZ” nuk është rastësi që “Open Balkan” kundërshtohet nga tri shtete që kanë raporte të ndërlikuara me Serbinë: Kosova, Bosnja, Mali i Zi. Në të tri vendet nisma e Beogradit (e përkrahur nga Tirana dhe Shkupi) shihet si pjesë e interesave të Serbisë për të dominuar në rajon. Dobia që ka Kosova nga “Open Balkan” është praktikisht zero për aq kohë sa Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës. Pengesat më të rëndësishme tregtare janë të natyrës jotarifore, sepse Serbia nuk i pranon mallrat apo dokumentet doganore në të cilat Kosova figuron si shtet.

Qëndrimin më të ashpër kundër “Open Balkan” e ka mbajtur Mirosllav Lajçak, i dërguar i BE-së për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Sipas tij projekti paraqet një konkurrencë jo të shëndoshë ndaj procesit të integrimeve europiane. “NZZ” përkujton se tashmë ekziston Procesi i Berlinit për nxitjen e bashkëpunimit rajonal.

Shumica e vendeve të Ballkanit janë të vogla dhe pothuaj nuk kanë treg të brendshëm. Një hapësirë ekonomike me 18 milionë banorë do të përmirësonte parakushtet. Qarqet ekonomike parimisht e shohin pozitivisht paralajmërimin e “Open Balkan”. Sidomos Serbia ka potencialin të shndërrohet në qendër rajonale. Por, nënvizon “NZZ”, pa u pajtuar në çështjet e mëdha (si rasti i Kosovës), bashkëpunimi ekonomik nuk i mbulon hendeqet. Pa u sqaruar çështja e njohjes së Kosovës, kryeministri Albin Kurti nuk mendon t’i lëshojë pe Serbisë. Beogradi tashmë ka paralajmëruar se do të rifillojë fushatën për çnjohjen e Kosovës. Gazeta nënvizon se raporti i Kurtit me Edi Ramën është i tensionuar, ndërsa raportin Rama-Vuçiq e quan të çuditshëm dhe pyet se kushedi se ç’mund të dalë nga kjo marrëdhënie.

Toby Vogel nga Democratization Policy Council thekson se “Open Balkan” nuk i heq pengesat për hyrje në BE, pra nuk zgjidh problemet ndërshtetërore, as sundimin e ligjit. Sipas Vogel për politikanë autokratë si Vuçiq apo Rama nisma “Open Balkan” është e përshtatshme sepse nuk përmban agjendë reformuese. BE nuk ka strategji të besueshme në Ballkan. Këtë nuk e ndryshon as “Open Balkan”, shkruan NZZ.

4 komente në “Gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”: Kosova nuk përfiton asgjë nga “Open Balkan””

  1. demokrati says:

    Shkrim ne gjermanisht i nje kosovari te frustruar.

    1. Pristianum says:

      E thote i ashtuquejtuni ” demokrati” serbofil.
      Kush e mbeshtet Open Serbistanin Ballkanik? Vetem rrymat pansllave ballkanike me vlleho- ortodoksofilet e Shqipnise.
      Deformimi politike i Shqipnise Londineze nuk perfaqson Shqiptaret e as i mbrone interesat shqiptare.

      1. Janullofagos says:

        Shkerdhate pristianoturki, pa Vllaho ortodokset Shqipnin do e kishe deri ne Shkumbin me Greqin. Ishin vllehet qe ta shqiptarizuen shqipen gjuhe, se me Janulla do e kishe plot, vloren, korcen, beratin etj. Po thue qe je leshmbetje otomanizmit t prapambetun. Pershenetje ngane Shqiptar i Maqedonise.

        1. Pristianum says:

          Edhe Janullafagos edhe shqiptar i Maqedonise,…. nuk po shkon. Ata ortodoks shqiptar te Ohrit dhe Manastirit tash quhen Janullovski, e Shkupit i thojne Skopje. Kaq sa i perket Shqipes.
          Shqipnise ne Serbistan i gzohen vetem Shqipnia vllehisto-ortodokse, e nuk kane t’permbajne asnji gja me interesin shqiptar. Kèt tashme e dijne edhe budallàt. Leksionet pseudohistorike t’pansllavo-vlleho- komuniste, … n’rastin ma t’mire jane perralla per gjyse analfabetet, keshtu qe mbaji per vete ato.
          Vllehet shqiptarizuen Jugun, ???, idiotizma cobanesh e vllehesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje