Zbatohet marrëveshja e Brukselit: Kosova dhe Serbia mbulojnë simbolet shtetërore në targa

4 Tetor 2021, 12:07Rajoni TEMA
Zbatohet marrëveshja e Brukselit: Kosova dhe Serbia mbulojnë simbolet

Në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, ka nisur të zbatohet marrëveshja e arritur javën e kaluar në Bruksel, lidhur me targat.

Nga mëngjesi i së hënës, shenjat shtetërore të targave të makinave që hyjnë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas, mbulohen me letër ngjitëse.

Të enjten palët arritën në Bruksel një marrëveshje trepikëshe, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, pika e parë e së cilës parashihte atë që edhe ndodhi gjatë të shtunën– largimin e barrikadave dhe njësive të posaçme të policisë nga vendkalimet kufitare.

Marrëveshja e 30 shtatorit uli tensionet, ndërmjet palëve, por zhvillimet para saj pasqyruan mospajtimet e thella ndërmjet Kosovës, që ka shpallur pavarësinë më 2008 dhe Serbisë e cila kundërshton shtetësinë e saj.

Për dhjetë vjet me radhë të dyja palët janë përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, që është kusht për integrimet evropiane. Por, përparimi është ende i paktë.

1 komente në “Zbatohet marrëveshja e Brukselit: Kosova dhe Serbia mbulojnë simbolet shtetërore në targa”

  1. Ashtu Kot says:

    Nje situate paradoksale!
    Le te shikojme ca momente nga kjo histori.
    Albini para 1 muaji e percolli Lajcakun me lajmin bombe se ai nuk do bisedonte me Vuciqin se afermi. Pyetja qe shtrohet eshte: valle nuk do ishte llogjike qe Albini dhe Vuciqi te ishin marre vet vesh dhe pa nderhyrjen nderkombetare? Valle Albini nuk kupton se bisedimet direkte te tij me Vuciqin jane ne favor te Kosoves? Bisedimet direkt tregojne se Serbia “e njeh” Kosoven. Ne momentin qe te huajte fusin hundet, Kosova humbet. Nuk them qe Albini mos te degjije se ci thote Amerika dhe Evropa, por ai duhet te ngule kembe qe ti zgjidhe problemet me bisedime bilaterale dhe jo multirale.
    Rasti I fundit eshte tipik qe tregon se Albini nuk di se cben. Ai, pa arsye hiqet “trim” dhe refuzon bisedimet me Vuciqin, por nga ana tjeter firmos i detyruar nga Evropa dhe Amerika. Ne praktike, ne perendim, kjo le pershtypjen se Albini eshte nje “grindavec” i pasherueshem qe nuk kupton se Kosova eshte vend i pavarur dhe duhet ti zgjidhi mosmarreveshjet me Serbine, ne bisedime direkte. Ata cuditen se pse Albini ben zollomahi dhe detyron perendimin te marri “me dacka” si Serbine dhe Kosoven. Dackat e perndimit jane te njejta, por Kosova humbet ne kete valle ne relacion me Serbine. Kosova humbet ne zgjidhjet qe vijne me mbrapa:
    1- Mbulimi i targave nga ana teknike eshte i drejte, por nuk eshte e drejte qe EULEKSI ta kontrolloje zbatimin vetem ne Kosove. Ne Serbi kete e kontrollon Serbia. Pra nga ana politike Kosova humbet, sepse thekson qe ajo nuk eshte shtet, por nje protektoriat, ku punet e brendeshme nuk i rregulon policia e Kosoves por policia e Evropes. Vuciqi, ma merr mendja eshte shume i gezuar me kete zollomahi te Kurtit sepse i tregon botes se Kosova eshte pjese e Serbise dhe perkohesisht e shpallut “protektoriat”…
    Pra Albini ne vend te vere vetulla ai nxjerr syte vehtes. Vuciqi fiton nga keto “trimerira” te Kurtit. Koha nuk eshte per trimeri, por per zgjuarsi. Kurtit i mungoi zgjuarsia ne kete rast…
    Marreveshja parashikon qe te largohen barrikadat. Vec faktit qe permenda lart se kete do e ndjeke EULEKS, pika qe ate e firmos Setrbia eshte thike ne zemer te Kosoves. Serbia nuk ka pse firmos qe te hiqen barrikadat brenda Kosoves. Kjo eshte pune e brendeshme e Kosoves dhe Kurti nuk ka pse te kerkoje “firmen” e Serbis per kete pike. Praktikisht Kurti ne kete pike te marreveshjes, e pranon veriun e Kosoves si pjese te Serbise…
    Keshtu mund te vazhdoje e te them se rigjallerimi i KFOR-it per te ruajtur kufijte e jashtem te Kosoves eshte akoma me shume skandaloze…
    Shkurt dhe shkoqur: Sa me shume Kurti ben kakerdhi dhe kerkon ndihmen e OKB, aq me shume Kosova humbet. Ai duhet qe te kuptoje se eshte fat qe Amerika dhe perendimi e kane lene larg Rusin dhe Kinen nga kjo zollomahi dhe e trajtojne kete problem si problem te brendshem te Evropes. Nderkombetarizimi qe ben Kurti ne thelb ndihmon Rusin dhe Kinen te nderhyjne ne punet e brendeshme te Evropes.
    Pikerisht ketu duhet te perqendrohet edhe Kurti. Ai duhet qe keto probleme ti reduktoje me tej dhe ti quaj probleme te brendeshme midis Kosoves dhe Serbise dhe te “plasi koken” sa ti zgjidhi. Po qe se seshte i zoti, te lere te tjeret qe dine se cbejne….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje