Alarmohet Greqia, qytetari para parlamentit: Do ju hedh në erë

4 Tetor 2021, 11:05Rajoni TEMA
Alarmohet Greqia, qytetari para parlamentit: Do ju hedh në erë

Një alarm u dha para parlamentit grek, ku një qytetar ka kërcënuar se do hidhte në erë zonën.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm para monumentit të Ushtarit të Panjohur.

Bëhet fjalë për një shtetas grek, i cili teksa drejtonte një makinë mbante në dorë një kanaçe me benzinë dhe vaj, ndërkohë që bërtiste; “Do t’ju hedh në erë”.

Po ashtu mësohet se në makinën e autorit shkruhej; “Turqit dhe Gjykata Popullore sundojnë Evropën.”.

Pas kësaj, efektivët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje duke neutralizuar personin ende të pa identifikuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje