Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në seancën e sotme plenare ka paralajmëruar ulje të importeve me Serbinë, ndërsa ka shtuar se synimi i qeverisë do të jetë rritja dhe forcimi i bashkëpunimit tregtar me Shqipërinë.
“Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2018-të, kur nuk ka pasur lëvizje të madhe në çmimet ndërkombëtare, Kosova ka importuar fiks 212.1 milionë euro, kjo është hiç më pak se 60% më shumë se vlera i importeve se në 6 mujorin e parë të këtij viti.
Krahas kësaj ulje të importeve nga Serbia, që unë pajtohet se duhet të ulet më shumë dhe do të punojmë për uljen e mëtejmë përmes masave që do të marrim. Krahasuar me periudhën e qeverisjes suaj në 6 mujorit të parë të vitit 2018 ne kemi rritje prej 38% nga Shqipëria dhe rritje prej 80% të eksporteve drejtë Shqipërisë.
Ky është synimi jonë afatgjatë, pra forcimi i bashkëpunimet tregtar me Shqipërinë”, tha ai.