Vrau 13 civilë gjatë luftës në Kosovë, dënohet me 20 vjet burg Goran Stanishiç

5 Tetor 2021, 12:54Rajoni TEMA

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 20 vjet burgim, Goran Stanishiç, pasi u shpall fajtor për vrasjen e 13 civilëve në Sllovi të Lipjanit gjatë luftës në Kosovë.

Sipas akuzës, Goran Stanishiq, në muajin prill të vitit 1999, gjatë luftës në Kosovë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, kishte marrë pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare dhe në kryerjen e vrasjeve dhe veprimeve të tjera të kundërligjshme.

Prokuroria në katër pikat e aktakuzës e kishte akuzuar atë për pjesëmarrje në vrasjen e pesë anëtarëve të familjes G., vrasjen e F. B., Z. G. dhe personave të tjerë të cilët sipas Prokurorisë ishin ndarë nga kolonat me qytetarë dhe ishin pushkatuar.

Avokati mbrojtës i të pandehurit, Ljubomir Pantoviq në fjalën e tij përfundimtare, ka vënë në dyshim kredibilitetin e dëshmitarëve. Ai ka thënë se dëshmitarët në asnjërën prej dëshmive të tyre nuk kanë përmendur emrin e të pandehurit.

 

4 komente në “Vrau 13 civilë gjatë luftës në Kosovë, dënohet me 20 vjet burg Goran Stanishiç”

  1. Sara says:

    per nje te rvare e ka burgim te perjetshem , jo me per 13…

  2. Ze qir says:

    GJYKATA E LESHIT THUAJ
    PER NJE VRASJE EDHE NE GJAKNXEHTESI DENOHESH PER JETE OSE ME VDEKJE KURSE KJO GJYKATA E LESHIT PER 13 VETE JA UL 13 FISH.
    DHE THUAJ PASTAJ QE SDUHET REFORMA NE DREJTESI
    OSE SDUHET TJA HEQESH KOKEN NDONJERIT

  3. Illyrian says:

    Keto jane farsa alla Serbe per te hedhur hi syve …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje