Xiaomi Store, dyqani i parë zyrtar i Xiaomi në Tiranë, po hapet këtë fundjavë!

6 Tetor 2021, 13:26Hi-Tech TEMA

Dyqani i ri Xiaomi do të jetë i hapur për vizitorët nga e Shtuna, më 9 Tetor ora 11:00 tek Rruga e Durrësit, dhe zbritje speciale për produktet Xiaomi janë gati për klientët e parë në ditën e hapjes.

Tiranë, ditën e shtunë, më 9 Tetor ora 11:00, tek Rruga e Durrësit, – Xiaomi, një udhëheqës global i teknologjisë, së shpejti do të hapë dyqanin e tij të parë zyrtar Xiaomi në Shqipëri, në vendin e njohur,tek Rruga e Durrësit. Ky është dyqani i parë zyrtar që Xiaomi po hap në Shqipëri dhe shënon hyrjen zyrtare të Xiaomi në tregun lokal të shitjes me pakicë.

Ky dyqan Xiaomi ndjek popullaritetin jashtëzakonisht të madh të dyqaneve të shitjes me pakicë të Xiaomi të hapura kohët e fundit në rajon, hapjet e të cilëve u shënuan me zbritje të jashtëzakonshme, rradhë të gjata të klientëve të interesuar dhe personazhe të famshëm. Në partneritet me distributorin zyrtar të Xiaomi, Albatrade me seli në Austri dhe pjesë e Balfin grup, Dyqani i ri Xiaomi do të hapë dyert e tij për të gjithë fansat e markës Xiaomi më 9 tetor në orën 11:00.

Posaçërisht për rastin e hapjes së dyqanit më të ri Xiaomi në rajon, dhe dyqanit të parë shitje me pakicë në Tiranë, Xiaomi ka përgatitur zbritje të shumta dhe surpriza edhe më të mëdha për të gjithë klientët që vizitojnë dyqanin në ditën e hapjes.

Ofertë e pabesueshme, ku 10 personat e parë që blejnë një produkt përfitojnë të dytin falas me të njejtën vlerë apo me një vlerë më të ulët.

Ne duam që kjo hapje e madhe të jetë  e paharrueshme, ndaj për çdo blerje të Xiaomi 11 T ose Xiaomi 11 T pro përfitoni dhuratë një  Mi Air Purifier 3C ;

Nëse blini një telefon Mi 11 Lite 5G pëveç cmimit me ofertë do të përfitoni një Mi Band 6 dhuratë.

Numri i produkteve në ofertë speciale është i kufizuar, kështu që vetëm klientët më të shpejtë që vijnë ditën e parë kanë një shans të blejnë gamën e produkteve të fundit Xiaomi me çmime të jashtëzakonshme. Oferta speciale do të ketë edhe në shumë produkte të tjera.

Ne dyqanin e Ri te Xiaomi në Tiranë do të gjeni të gjithë gamën e produkteve Xiaomi si celulare,pajisje elektroshtepiake smart,televizore,pajisje audio dhe video, gjithashtu produkte të ndryshme sipas stilit të jetesës suaj.

Ne i ftojmë të gjithë të bashkohen me ne dhe të vizitojnë Dyqanin e ri Xiaomi në ditën e hapjes!

Rreth kompanisë Xiaomi

Koorporata Xiaomi u themelua në Prill 2010 dhe u listua në Bordin Kryesor të Bursës së Hong Kongut më 9 korrik 2018 (1810.HK). Xiaomi është një kompani elektronike konsumatore dhe prodhuese smart me smartphone dhe pajisje smart të lidhura nga një platformë IoT në thelbin e saj.

Duke përqafuar vizionin tonë “Bëhuni miq me përdoruesit dhe bëhuni kompania më e dashur në zemrat e përdoruesve”, Xiaomi ndjek vazhdimisht risitë, përvojën e përdoruesve me cilësi të lartë dhe efikasitet operacional. Kompania ndërton pa pushim produkte të mahnitshme me çmime të sinqerta për t’i lënë të gjithë në botë të gëzojnë një jetë më të mirë përmes teknologjisë inovative.

Xiaomi është një nga kompanitë kryesore në botë të smartfonëve. Pjesa e tregut të kompanisë përsa i përket dërgesave të telefonave inteligjentë u rendit Nr 2 në nivel global në tremujorin e dytë të vitit 2021. Kompania ka krijuar gjithashtu platformën kryesore të konsumit AIoT (AI+IoT) në botë, me 374.5 milion pajisje smart të lidhura me platformën e saj që nga qershori 30, 2021, duke përjashtuar telefonat smart dhe laptopët. Produktet Xiaomi janë të pranishme në më shumë se 100 vende dhe rajone në të gjithë botën. Në gusht 2021, kompania u rendit në listën e Fortune Global 500 për herë të tretë, duke u renditur në vendin e 338 -të, duke u ngritur 84 vende në krahasim me vitin 2020.

Xiaomi është një përbërës i Indeksit Hang Seng, Indeksi i Ndërmarrjeve Hang Seng China, Indeksi Hang Seng TECH dhe Indeksi Hang Seng China 50.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje