Dyshohet se punonin si agjentë, NATO dëbon 8 diplomatë rusë

7 Tetor 2021, 09:04Bota TEMA

NATO njofton se ka dëbuar 8 anëtarë të misionit rus pranë aleancës ushtarake, pasi dyshoheshin se punonin në fshehtësi si agjentë të zbulimit.

“Mund të konfirmojmë se kemi tërhequr akreditimin e tetë anëtarëve të misionit rus në NATO, të cilët ishin punonjës të padeklaruar të inteligjencës ruse”, tha një zyrtar i NATO-s.

Sipas “Zërit të Amerikës”, zyrtari që donte të mbetej anonim tha se, politika e NATO-s ndaj Rusisë mbetet konsistente dhe janë forcuar masat dhe mbrojtja në përgjigje të veprimeve agresive të Kremlinit zyrtar.

Ligjvënësi rus Leonidm Slutsky, kreu i komisionit të çështjeve ndërkombëtare të parlamentit, tha se Moska do të hakmerrej për këtë vendim të Aleancës Euroatlantike, por nuk dha detaje.

Marrëdhëniet NATO-Rusi janë përkeqësuar në mënyrë të vazhdueshme që kur Moska aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.

1 komente në “Dyshohet se punonin si agjentë, NATO dëbon 8 diplomatë rusë”

  1. Ilir says:

    Mos merni gazin nga tubacioni iri i Baltikut… ate beni,! U “kujtuan” qe kishin 8 armiq ruse neper zyra keta! BE sidomos Gjermania, te furnizohen me gaz nga Azerbajxhani Turqia Ukraina,nese doni vertete te demtoni rusine, e te mos e bejne si Kosova qe shajne Serbine po mallrat po serbe i blejne…!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje