Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës në Kuvend për debatin e rritjes së çmimeve.
Ai u është drejtuar deputetëve të PD, duke iu thënë se nëse vazhdojnë t’i bëjnë shqiptarët për budallenj, në opozitë do të mbeten.
“Të përsërisësh të njëjtën gjë dhe të presësh një rezultat tjetër është tipar i mendjelehtësisë. U bë 8 vjet që përsëritni të njëjtën gjë dhe merrni të njëjtin rezultat dhe duke përsëritur po prapë të njëjtën gjë, do të merrni prapë të njëjtin rezultat. Aty ju kam gjetur, aty do ju lë, po vazhdoni të përsërisni të njëjtën gjë dhe t‘i merrni shqiptarët për budallenj.
Aq më pak kur jeni në një garë kush është kukulla e kush është pengu, e kush s‘është as kukull as peng.
Faktet janë fakte, ju mund t‘i thoni shqiptarëve çfarë të doni, por urtësia ka një barometër, ditën e gjykimit. Populli po ju thotë për të pestën herë që këta nuk janë më të mirët, por ju ta harroni.
Dje në samitin e Ballkanit Perëndimor kryefjalën e diskutimit kishin çfarë mund të bëjmë së bashku për të përballuar krizën e energjisë ashtu siç përballuam së bashku krizën e pandemisë.
Ju të dyja palët si pengu, si pengmarrësi, i thoni shqiptarëve që Shqipëria nuk ka lidhje me tregjet ndërkombëtare. Kur qeverisnit ju dilnit të blinit në tregjet ndërkombëtare?
Ju i thoni shqiptarëve që fatura e energjisë është më e larta në rajon, është e pavërtetë. Në sistemin që ne kemi zgjedhur të jetojmë dhe që ju ishit pararoja, kemi nisur të kalojmë nga ekonomia e centralizuar e cila vendoste çmimet në një ekonomi të tregut të lirë. Rritja e çmimit në bursë e çfarëdo lloj malli, nuk pyet se Spanja ka më shumë dhe Shqipëria ka më pak.
Ju partia e qëndrës së djathtë, nëse dikush nuk ju njeh dhe ju shikon të flisni mendon se jeni mbeturina të Partisë së Punës. Nuk është argument as e shara, as e bërtitura nga vendi. Këtu dëgjojmë të shara nga para dhe mbrapa, që nga sharjet mbi atë zonën atje (drejtohet nga lindita Nikolla).
Më thoni me gjithë taksën e karbonit, a është më lirë nafta me ditën që ju latë qeverinë. Në vitin 2013 ishte 182 lekë, benzina 176 lekë. Shkoni merreni tabelën. Sa e blinin shqiptarët kur ju ishit në qeveri dieselin dhe benzinën?” tha Rama.
“Flisni ju për eneregjinë, vetëm për energjinë ju duhet të bëni moratorium heshtje për një gjeneratë se një gjeneratë e futët në gropë ju kur për vota mbyllnit sytë kur gjysma vidhte gjysmën tjetër, keni lënë gropën më të madhe në historinë e planetit ju në sektorin energjetik.
Si u bëka kapërcim epokal duke ju pasur edhe ju në kurriz që reformën për të ndaluar vjedhjen nuk mbështetët e mbushët miletin me llafe që të fusin në burg kush s’paguan, asnjë s’është futur në burg se s’ka paguar, mospagesa sjell këputjen, vjedhja të con në burg patjetër se është mall, nuk është nga Perëndia por puna e kostoja.
Këto historitë me ulje TVSH e subvencioone, ca do të thotë kjo, se dikush duhet ti paguajë? Ju e keni gjetur zgjidhjen, a po, hajdutët ologarkët, koncencionet, di da da da, këto vlejnë për veshët e atyre që ju besojnë pa mendje, mund tua thoni por ata s’janë shumicë dhe s’kanë për tu bërë shumicë, shumica dëgjon me mendjen e vet nuk dëgjon ca tha pengu e pengmarrësi.
Shumicën mos e tallni në inteligjencën e vet. Jam i bindur që ju habiteni se si zgjoheni gjithmonë ditën e nesërme të zgjedhjeve dhe jeni prapë të mundur, e kërkoni arysen në forca mbinatyrale e nëntokësore, arsyeja ca mbillni ju këtu në 4 vjet shkoni e korrni atje, cdo pështymë që hidhni këtu e cdo tallje që i bëni këtu inteligjencës mbilleni e shkoni korreni atje.
Ne jemi ketu per debat, patjetër të zjarrit sa të doni por mos u merrni me persona, i qepeni njërit e kap tjetrin e shaj, sa më shumë të merreni e persona aq më pak do korrni atje, ju s’drejtoni dot veten tuaj jo të drejtoni Shqipërinë”, vijoi ai.
Te lumte pushka. Keshtu i do mushka drute
Sakte,
Rama fjalen e ka te rende, por te drejte. Flet me fakte dhe jo me gomarlleqe.
Nje fjale e vjeter thote: kije inat, por jepi hakun.
Ktu je te drejte….ndaj bej qejf…jepi….mos ler kusur
Vazhdo shoku ti edi, leket ne xhepe atyre dhe vetes dhe buken me kose mos e lere ta haj ky popull.
Ah të qan shpirti për PPSH. Njeriu I ri me I pergatitur dole nga te gjithe. Po shoku Edvin, shume e drejte shoku Edvin. Të na e rruaç shok Edvin. Je pararoja e kolektivit shoku Edvin. Ke realizuar planin para afatit. Je bërë kandili I errësirës që na rrethon. Euro apo pound te te kalojme ne offshore. Po po bitcoin ka kaluar. 3,5 miliard . Rroftë Biri I PPSH EDrama. I përjetshëm kujtimi I tij.
@Patronazhisti
Rrofte Sali Ram Berisha, ish sekretari I PPSh dhe njeriu I ri qe kaliti partia, mbrojtesi me I madh I Kosovës duke I cuar karburant tankeve Serbe qe ishin ne luftë me NATO qe clironte Kosoven. Patronazhist, shko mblidh trute qe ti ka pjerdh baba Sala. Ti pajteter je nje nga ish drejtoret te kohës se tij qe beje korrupsion 24/7. Ha nje m..t te madh tani.
Rama , i biri i PPSH-se ? Duhet te jesh per te psikiatri , te mendosh keshtu . Rama eshte antikomunisti i pare ne Shqiperi . Ne nje debat televiziv , Bledi Fevziun e Opinionit , i djathte i thekur , e pyeti Rama : ” Thuaj te verteten haptazi , po te kesh sinqeritetin e duhur , kush t’a mesoi i pari antikomunizmin ” . “Ti ma mesove , u pergjegj Fevziu , nuk e mohoj kurre dhe personalisht , te konsideroj antikomunistin e pare “
Bravo ” banor” I Tiranës nxirr pulat tani në bahçe se trurin e paske në mbledhje me antikomunistet nr.1 dhe nr 2.
Si vajti ajo puna e Saliut o “Patronazhist” dhe ti shoku “Hale Palla”, e keni rehatosur ndopak kufomën qe te mos qelbet, se ky “Gazetarmeqera” sikur i rri ca afer?
Rama po i kundervihet kundershtarit me te njejten gjuhe te Berishes. Edhe ky ka te drejte…Nese Berisha ka qene sek. partie ne komunizem, Rama ngelet i biri i ish antarit te tribunales te inkuizicjonoit “kunder” Partise Punes….
Kryeministri duhet ta dije mire ,se pa permendur historine e te vjeterve te tije ,nuke munde te kete histori ai popull.Keshtu qe edhe zoti RAMA duhet te kete nje prinde.Dhe keshtu si kryeministeri yne per te hyre ne histori duhet qe ta lidhe historine nga prejardhja e tije .Une nuke e kame per turpe qe te tregoje nga e kame prejrrdhjen time ,edhe se babai ime nuke me ka dhuruar dicka. Duke mohuar prejardhjen ,mohojme edhe indetitetin tone .Mire Saliu nuke e deklaron sepse vjene nga Serbia,po Rama pse po i shane trashgimenine kulturore te vetevetes???Kaqe shume i ka zere syte pasuria ,sa te mohoje edhe prinderit e tije. Per te ruajtur kulturen tone ,traditat tona ,trashgimine tone ,ne duhet te degjojme te vjeterit tane si baze e trashgimise se tratidave tona te mrekullusheme ,dhe jo fjalet e nje kryeministeri te dehur nga pasuria.Sado i mire ,apo i keqe qofte babai i tija ,nuke ta nderrone kerkushe ,po mbetet gjithmone babai i juaj ,sikurse edhe babai i ime . Ky kryeminister si baze ,duhet te kete fjalen e te moshuareve per te drejtuar ,dhe jo ti shaje ,a thua se vodhen e vrane te gjithe per tia dhuruar ate pasuri qe sote po e gezone
Kushe eshte diferenca midise Saliut dheRames sote te kesaje dite.?????
Saliu shaje te vdekurit ,Rama po ashtu.Vjidhe Saliu ,po te njejten gje edhe Rama.Genje njeri .po keshtu edhe tjeteri ,mohon njeri prinderit ,apo prejeardhjen ,po keshtu edhe tjeteri.A nuke do te ishte me mire qe ju qeveritare perpare se te shaheni me mice e mace te pranoni nje here te veteme raltetin e te afermeve tuaj ,dhe keshte te respektonit te gjithe moshen e trete te atije vendi ,sepse ata e cliruan ,ate vende ,dhe e ndertuan .Ndersa ju e vodhet ,dhe e shkaterruat,duke ja vere fajin sistemit te shkuar .Po ne demokraci c’fare ndryshoi?????? Hajduterit qe drejtuan sistemin e pare drejtuan edhe sistemin e dyte,pore me nje ndryshim qe mynyra e te vjedhurit u bene mynyre te organizuar ,duke edhe eliminuar njerzit e pa bese.
Llaf Dibre ,= llaf maloku.