INTERVISTA/ Edi Rama për “Der Spiegel”: Ne jemi si afganët, por afganët e Europës

7 Tetor 2021, 17:53Sociale TEMA

“Ne jemi si afganët, por afganët e Evropës,” thotë kryeministri Edi Rama për Jan Puhl, në një intervistë për gazetën e njohur gjermane ”Der Spiegel”, ku flet për strehimin e qindra refugjatëve nga Afganistani, për zhgënjimin nga Bashkimi Evropian dhe për faktin që mungesa e Merkelit do të ndihet së tepërmi, pasi ajo kishte një vizion për Ballkanin.

Vendi juaj është bërë shtëpia e afganëve, të cilët kanë ikur kur talebanët morën përsëri pushtetin, në mes të gushtit. Sa janë dhe sa do të qëndrojnë?

Tani ka rreth 1 000 afganë dhe amerikanët po sjellin akoma. Ne mund të marrim deri në 4 000. Këta njerëz ishin përballë talebanëve dhe u shërbyen trupave të NATO-s, për shembull si përkthyes. Ne nuk duhet t’i zhgënjejmë. Ata do të qëndrojnë derisa të marrin viza për në SHBA. Procedurat do të marrin shumë kohë.

Shqipëria nuk është vendi më i madh dhe më i pasur në Evropë. Si ndodhi që u arrit deri në këtë pikë?

Fillimisht u futëm nga organizatat joqeveritare për t’u dhënë ndihmën afganëve. Ne thamë menjëherë ”po” sa na u kërkua nga qeveria amerikane. Ata ishin nën presion sepse kishte vetëm disa vende që donin të merrnin refugjatë.

Pse Shqipëria ra dakord?

Ne nuk mund të kishim refuzuar! Kodi i nderit i shqiptarit vjen që nga Mesjeta. Mikpritja luan një rol qendror dhe kjo është e vërtetë edhe sot. ”Shtëpia juaj i përket Zotit dhe mikut”, thotë ky kod nderi. Kjo nuk është vetëm për atë mik që ju ftoni, për të të gjithë ata që ju trokasin në derë. Tradicionalisht për ne e pamundur të refuzosh ndokënd. Kjo është edhe arsyeja pse Shqipëria ishte vendi i vetëm pas Luftës së Dytë Botërore që kishte më shumë hebrenj se para fillimit të saj.

A do të thotë kjo se edhe popullata e mbështet atë? Vendimi për të marrë mijëra afganë?

Ne jemi të ndarë për gjithçka në Shqipëri dhe ndonjëherë nuk pajtohemi edhe për faktin se sa është ora. Por, partitë tona nuk ndryshojnë në këtë çështje. Ne kemi pasur gjysmë milion refugjatë të regjistruar gjatë Luftës së Kosovës. Në vitet e fundit më shumë se 3 000 iranianë erdhën tek ne, anëtarë të opozitës të cilët ishin persekutuar brutalisht. Ne jemi si afganët, por afganët e Evropës. Vendi ynë ishte plotësisht i izoluar nën regjimin e Enver Hoxhës, madje as pjesë e Traktatit të Varshavës. Te pika e kthesës, të gjitha institucionet u rrëzuan dhe vendi ishte si në luftë civile. Në atë kohë shumë anije u mbushën me njerëz dhe u nisën drejt Italisë. Ne e kemi përjetuar të qenit refugjatë.

Në vendet e tjera evropiane politikat e migrimit janë shumë të diskutueshme, ekziston frikë nga refugjatët që janë karburanti i partive populiste të krahut të djathtë. Pra, a janë shqiptarët imunë ndaj pakënaqësisë?

Hapja jonë është një trashëgimi e madhe dhe të shumtë duhet të jenë ata që duhet të marrin prej saj. Edhe ne jemi një vend anëtar i NATO -s, vetëm se kontributi ushtarak i Shqipërisë nuk është i madh. Por, shumë besojnë se ne mund të ndihmojmë ndryshe. NATO është një bashkësi vlerash. Ne thjesht nuk mund të kthejmë shpinën në këto momente. Është tronditëse se si ekstremi i djathtë po dikton sot debatin lidhur me emigrantët në shumë vende, veçanërisht në ato të pasura.

Deri në vitin 2018 nën qeverisjen tuaj, Shqipëria nuk ka pranuar të ndërtojë qendra pritjeje të refugjatëve për llogari të Bashkimit Evropian. Përse i keni thënë “jo” kësaj?

Ne nuk donim të shndërroheshim në një vend grumbullimi për refugjatët e padëshiruar nga BE-ja. Përndryshe ne do të duhej të viheshim në shërbim të një politike antiemigracion të vendeve vërtetë të pasura. Nuk e donim këtë.

Shqipëria synon prej kohësh që të anëtarësohet në BE, por pa shënuar progres në këtë. A jeni të zhgënjyer?

Nuk jemi të zhgënjyer, por jemi bërë më realistë. Ne e kemi idealizuar BE-në, ne vazhdojmë të jemi një ndër vendet më pro europiane në kontinent. Por, sot e dimë më mirë se si funksionon BE-ja. Ne mësojmë nga Europa si të ndërtojmë një shtet transparent dhe demokratik. Europa zotëron dijen dhe na e siguron këtë. Edhe kjo është një vlerë në vetvete. Anëtarësimi të ndodhë kur të ndodhë. Është krejt e qartë për mua: ne ishim të fundit që hoqëm dorë nga idea e komunizmit dhe do të jemi po të fundit që do të heqim dorë nga ideja e Evropës. Dikush mund të vërë në dyshim Vatikanin, por jo Zotin. Ideja e një Evrope të bashkuar është Zoti.

Sot, mbi të gjitha, ju jeni në favor të një afrimi më të madh me SHBA-në. Çfarë lloji marrëdhënieje do të dëshironit të kishit me SHBA-në? Atë të një partneriteti të veçantë, për shembull? Shumë vende të tjera që kanë vështirësi me BE-në do të kishin ëndërruar për këtë.

Gjatë periudhës së komunizmit na thuhej që SHBA ishte mishërim i së keqes. Por ne u bëmë adhurues të Amerikës. Shqiptarët janë sot më pro-amerikanë se sa vetë teksanët. Fatmirësisht, s’jemi të detyruar të zgjedhim mes SHBA-së dhe BE-së. Ne duam marrëdhënie të mira me të dy.

A do t’ju mungojë Angela Merkel, e cila ka qenë gjithmonë e interesuar për Ballkanin? Presidenti francez, Emmanuel Macron, për shembull, madje i bllokoi bisedimet e anëtarësimit me shtetet e Ballkanit.

Emmanuel Macron është shumë herë më i ndershëm sesa shumë politikanë të tjerë, të cilët fshihen pas premtimesh të bukura. Ishte Merkel ajo që i shpëtoi nderin kontinentit në atë kohë. Evropa do ta kishte humbur shkëlqimin e moralit të saj, nëse do të na kishte mbyllur kufijtë. Merkel do të na mungojë së tepërmi, pasi ajo kishte një vizion për Ballkanin.

16 komente në “INTERVISTA/ Edi Rama për “Der Spiegel”: Ne jemi si afganët, por afganët e Europës”

  1. Miradije Hoti says:

    GJIGANDE MIRE BERE QE I STREHOVE AFGANET PO BOLL ME ME PARALELIZMIN SE SHQIPERIA ESHTE APO KA QENE AFGANISTAN .
    NUK KEMI ASGJE TE PERBASHKET .
    1 NUK JEMI AZIATIKE
    2 NUK JEMI VENDE TRIBALE MULTI -ETNIKE .
    3 NUK KEMI PASUR LUFTRA CIVILE .
    4 NUK JEMI FETARE .
    KEMI PASUR NHE EKSODE PARA 30 VJETESH ME 10 MIJE TE IKUR NUK JEMI SYRIE ME NJE MILIONE RREFUGJAT.
    5 NUK BEHESH ATTIRANT ME KRAHASIME TE TILLA OFENDONE VETEN DHE POPULLIN

    1. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

      Jeni una rraza una facia,mjafton tju besoni sive kur shikoheni ne pasqire….. gezuar ramazonin!

    2. Draper dhe Cekan says:

      Miradije
      Ketu une bie dakort me Skenderbeun e Spiropalit por jo se jemi afganet e Europe’s por sepse ne jemi afganet qe na komandojne Talibanet e partive per 30 vite te bukura
      Te lutem fol bukur per Skenderbeun
      Ai Sdo femijet e tij dhe te shqiptareve dhe jo me afganet ,
      Ai flet per kod nderi nga gjermania kur ja futi anerika
      Ekupton cfare mashtrusi eshte apo jo

  2. Uve says:

    Nuk e di se cfare njeri i ben Shqiperise duke e pergojuar perdite se eshte Afganistan,meqe Zotrote ke karrige qe nga 98 dhe nuk ben dot gje qe Mos te jemi Afganistan si na quan,te pakten Mos offendo kombin me deklarata te tilla se nuk i ben aspak mire Kombit….ndoshta ne jemi Afganistan se kemi nje Mulla si ti dhe nje Mulla Sali.ti nuk perfaqeson kombin por 400 mije vota qe vodhe dhe me to Qeveris.hap rrugen se Po Qelb kombin me injorancen tende me fjale banale kafenesh.je nje pordhac mini sulltan qe Shqiptaret nuk te kane asnje borxh ti offendosh.

  3. Kruja says:

    Nuk ka krahasim absolutisht te goditur por une e kuptoj shume mire Ramen. Mesazhi i tij eshte i sakte, ne jemi popull i vuajtur si afganet por kemi vlera dhe tradita sic kane afganet dhe popujt e tjere te vuajtur.

    Nuk ka kuptim qe ti ndjehesh i ‘ofenduar’. Ne nuk jemi ekzakt si afganet dhe ata nuk jane ekzakt si ne por ne ndajme shume vlera qe i ka humbur perendimi dhe te cilave Rama u referohet.

    Mos i nencmo popujt e tjere sepe ne nuk jemi as me te mire dhe as me te keq prej tyre, kemi te perbashketa dhe vecanti. Kaq.

  4. Taulant says:

    EShte katandisur shume keq.
    Por i ben vetem reklam bajate vetes se tij ky eshte qellimi.
    E katandisi vendin ne kete gjendje ku populli enderron vitet e Berishes ne pushtet 2005-2013.
    Me 200mije lek e la qeveria e Berishes rrogen minimale kaq eshte edhe tani.
    Nga viti 2005-2013 emigruan nga Shqiperia 94 mije vete.
    Prej 2013-2021 jane larguar 430mije deri ne 540 mije sipas disa agjensive te tjera.
    Ky mut qe gjoja perfaqeson nje parti te majte ndihmon vetem pak oligark e miliarder ndersa popullin e cmendi.
    Keto jane faktet.

  5. Tironci says:

    Shyqyr qe e more vesh qe je si taleban se keshtu na katandiset ju bythlepirsit ordiner te politikes 30 vjeçare, do ngeleni ne histori si politikanet e turpit te historis komtare .

  6. Patronazhisti says:

    Ke plotësisht të drejtë o franko-zvicerani I Surrelit. Afganë jemi me DNA afrikane, nuk veshim brekë po perdorim bririn për te mbuluar penisin, dhe laptopin per te mbuluar vaginen. Jemi tribu qe hame vetem testikuj ( te cdo qënieje që ka testikuj) Kryqëzohemi vetëm me komunistë dhe pjellim bastardë sociopatikë me patate silikoni ne vend te neuroneve. Te duhemi per statistike vetem. Sidomos tani qe ja ke marre doren votave me kutinë e Kimetes. Kemi 1 kg mase te squllet brenda kafkes qe zotrote nuk e ke, dhe qe me te drejte tallesh dhe na ve ne loje si qenie me tru. Të drejtë e ke. Po shyqyr që se ke trurin se do vuaje shume. Aq më tepër je me fat se ste duhet as bri per penisin. Te mjafton nje gishtëzë rrobaqepsi zviceran. ( dhe tepron). Ore hijeshkurtër frankozviceran pse dhjet vazhdimisht duke bërë vertikalen ? Mbaje gojën mbyllyr dhe shterngo dhembet te pakten..

  7. Shqiperia Quantike says:

    Rama s’eshte as Shqipetar as Afgano… por Shkerdhatar…rrac shkerdhaci…njerezit ankohen per rritje cmimesh te bukes,energjis,kartonave 2+1 ose 2-1 kurse rama ankohet pse po ja sekuestron mallin Mali i Zi…jane sekuestruar 2 her gjer me nashi vllare 4 ton Drog(Rama sh.p.k)…”Droga s’can dot bllokaden”…u pa puna do ta pij vet Rama drogen…edhe drog ska me nashi ju …do behet kurrnac…e ka fajin kjo Ftohja Globale…Te merren masat ,te ndalohen centralet dhe fabrikat neper fshatra te thella apo bodrumeve posht Kartonave 8 katesh qe perpunojne drog…Fabrika ose Uzina e droges…Rama si kryeqytetar i pare i Tiranes me origjin nga Rrapi Mashkullor Vlor ,prapa Karaburunit ,te urdheroj pezullimin e lendes se pare Narkotike… Te mbyllen furrat e bukes dhe farmacit se clirojne shume karbon ne atmosfer…Rama te kthehet ne Rrusel kshu Surrel qysh i thon…hajt me trashgime te gjitheve se do iki …

  8. FCB says:

    Dhe delet jane dakord .Rrace bastarde.

  9. D.D says:

    Nji kokërr kari kok e komë.ptu mër bythqim kryministër i sponsorizum nga dora Sorosiane. Ik o kar se e zbraze Shqipnin . Çdo javë po të ikin nga 100 vetë vetëm nga 1 operator transporti i pa liçensum.duhet me fut mik me ik me makinën e rradhës. Tu të qifsha mjekrën o lesbik.a i morët sa për tu përdor veni jonë si tranzit për në USA?asnji ska me mor USA o bq , maje men. Dil e shif në Tiron ça i ke bo venit.Afganët me çarçafët e bardhë,Arabë,Egjyptianë,Maroken,Sirianë,Iranianë,Ujgurë,Bangladeshas,Indian e sa e sa rraca tjera që presin Azilin.”tlumt” o të qifsha Spiropalin që e bo venin me multietni e plot ngjyra halesh afrike e azie. ME GJITH SHPIRT UROJ VDEKSH QË NESËR.

  10. Kariim says:

    Ore Koqe kryeminister, ti dukesh si Afgan, dhe mund te jesh, por une nuk jam. Turp kur flet ky idiot per terre shqipetaret. je berre krykar duke genjyer nje popull te lodhur, por nuk je perfaqesues i shqipetareve. Te kane zgjedhur te besh pune, te jesh sherbetor i popullit jo te kapardisesh si kaposh me para te vjedhura.

  11. vezhguesi says:

    Per ca hajvane ketu me siper qe mesazhin e Rames nuk kane tru qe ta kuptojne.
    Se pari Rama ben politike, dhe e ben ate ne menyre teper efikase. Me kete qe thote i jep pike pozitive Shqiperise dhe vetes ne syte e botes demokratike.
    Se dyti, juve qe e mbani veten per europiane, harroni qe cdo vit, kemi me qindra debila, qe e ngrene prapanicen perpjete duke ju falur nje zoti qe nuk eshte i yni. Kete e bejne mu para statujes se atij qe i luftoi sa qe gjalle. Injoranca ka mbuluar vendin tone sikur jemi ne mesjete. Nga njera ane kerkojme te shkojme ne Europe, dhe nga ana tjeter i tregojme Europes se jemi islamiste, kur kjo nuk eshte aspak ne ADN-ne tone. Me kete, nuk dua aspak te pranoj perrallat qe perhapin ketu neo-greket apo sahanlepiresit e tyre te shitur per 300 evro, por me vjen keq kur shikoj se jemi vete ne qe i japim municion ketyre legeneve qe te na shajne e te tallen me ne. Mjafton te shkosh ne Tirane qe te shikosh dhjetera minare apo te zgjohesh ne pike te mengjezit nga pellitjet e imameve sikur jemi ne Arabi e jo mu ne zemer te Europes. Nuk mjafton te deklarohesh europian, por edhe duhet te sillesh si i tille.
    Se treti, kemi duruar mjaft propoganden e Europes, qe kerkon te na ngope me lugen e zbrazur. Eshte e njejta Europe, qe deri me sot nuk ka shfaqur asnje pendese, pale me te kerkoje falje publike, per grabitjen e trojeve tona duke ja dhene ato fqinjeve, ne veri, jug apo lindje.
    Edi Rama eshte i pari qeveritar i shtetit tone qe u ka vene drune, aspo sic thuhet ne gjuhen e popullit; u ka vene festen sipas kokes.
    Ai eshte i vetmi politikan e nje vendi te vogel qe nderohet e respektohet prej krereve te politikes boterore dhe ky fakt duhet te na beje krenare dhe jo ta shajme me liber shtepie sic e ka zakon merhumi Salih.

  12. Outspoken says:

    Beni cfare te doni. Nuk me plasi K…. fare
    Sillni gjithe Afriken Indine she kinen bashke,
    Une per vete Nuk kthehem me ne ate Shqiperi qe e keni bere si Hale !!!

  13. Outspoken says:

    Beni cfare te doni. Nuk me plasi K…. fare
    Sillni gjithe Afriken Indine she kinen bashke,
    Une per vete Nuk kthehem me ne ate Shqiperi qe e keni bere si Hale Derrash!

  14. Alex says:

    Fakt është që Europianët nuk kanë ndonjë simpati për kombin Shipëtar,kjo lidhet me politikat e të shkuarës por më shumë për përkatësinë e besitit fetar të shumicës.
    Kryeministër,bëni detyrat e shtëpisë,lufo korrupsionin e tmerrshëm në të gjitha institucionet dhe ktheni sytë nga Shipëtarët që po e braktisin vëndin dita ditës dhe jo nga Afganët.
    Reformo sistemin Social dhe Arsimor përpara se të shpërbëhemi si Komb!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje