Nga Ylli Pata
Në dy superdosjet e mëdha të gazetarisë investigative botërore “Panama Papers” apo “Pandora Papers”, kur është folur për Shqipërinë, kanë dalë në skenë subjekte apo edhe kompani që kishin të bënin me sektorin me xhiro më të madhe në vend që është energjia dhe hidrokarburet.
Në gjithë këto vite, skandalet apo buja më e madhe që është bërë në çështjet e rënda për çështje të korrupsionit apo abuzimit me pushtetin në mes është energjia dhe abuzimet.
Sot, në dritën e një krize botërore, ku natyrisht edhe Shqipëria është e përfshirë, kur qeveria ka vendosur të ashtuquajturën gjendje të jashtëzakonshme në sector, Lulzim Basha nuk vonoi dhe doli në një konferencë shtypi për tu përballur me përmbajtje me qeverinë.
Konferenca e sotme e Bashës, duhet thënë që prodhoi lajm, pikërisht sepse ishte përgatitur me kujdes dhe realisht ja doli të ketë një duel të fortë për çështjen në fjalë me qeverinë. Një zhvillim që është fiks detyra dhe puna e një opozite. Tjetër gjë është se a janë të drejtë argumentet e qeverisë apo të Lulzim Bashës.
Hapja e një debate publik për këtë çështje nga ekspertë e njohës të fushës, nuk është veçse frytëdhënëse. Një mundësi që e kanalizon diskutimin në argumentet e faktet e gjendjes më emergjente. Që vendit apo edhe opinionit publik i jep një mundësi të mirë për të kuptuar.
Megjithatë, ka një kleçkë në këtë mes, që nuk mund të zgjidhet nëse nuk hyn në lojë “faktori i tretë” që është drejtësia.
Këto ditë janë risjellë në vëmendjen e opinionit publik, skandale e dosje të bujshme që duket se kanë humbur në sirtaret e historisë, si interkonjeksioni, Armo, privatizimi i Albetrolit, apo edhe çështje të tjera që vijnë si rrjedhojë e tyre.
Privatizimi i OSSH-së tek CEZ, çështja CEZ-DIA, videoja e famshme Meta-Prifti që fliste për licensat e operatorëve të energjisë, mënyra se si është vepruar për hidrocentralet, apo edhe çështja Bechetti, e cila në radhë të parë ka të bëjë për energjinë, e kthehet në argument kryesor në çështjen aktuale.
E këtu, vjen spontane nevoja që opinion publik kërkon të dijë të vërtetën zyrtare të asaj që ka ndodhur në vite me sektorin e energjisë elektrike apo të hidrokarbureve në Shqipëri.
E këtë nuk mund ta zgjidhë askush përveçse Prokurorisë Speciale kundër Krimit të Organizuar e Korripsionit-SPAK.
Mund të jetë e drejtë ajo që kolegë të kronikës kërkonin që të përshpejtohet hetimi për uniformave të policisë, apo edhe hetimi për tenderat e njësive vendore siç është dosja e bashkisë së Lushnjës që nisi pak kohë më parë.
Megjithatë, “Dosja e Energjisë” është aq e qartë, e aq e diskutuar në media, ku SPAK nuk do ta kishte vështirë ta shfletonte e të gjente veprat penale që janë kryer në vite e vite.
Gazeta TemA, ka publikuar në një mori shkrimesh dosjet që kanë të bëjnë me aferën super të rëndësishme të privatizimit të kompanisë shtetërore të shpërndarjes së energjisë OSSH në vitin 2009. Por edhe xhepat e kësaj dosje, që fshehin shumë e abuzime të mëdha me të ashtuquajturën aferë të borxheve që njihet në publik si dosja CEZ-DIA.
Madje Parlamenti i Shqipërisë, pak vite më parë ngriti një Komision Hetimor për çështjen CEZ, ku dolën fakte skandaloze, ku madje u fol se një person që ishte ndërmjetësi mes qeverisë shqiptare të drejtuar nga Sali Berisha dhe kompanisë çeke CEZ, tërhoqi brenda ditës
7 milionë euro cash nga një bankë e nivelit të dytë. Ka dyshime se një pjesë e atyre parave u përdorën për të ndikuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009.
Sot flitet rëndom për “masakër zgjedhore”, koncensione, apo tendera të trukuar e abuzime. Por në thelb nuk ka asnjëherë një hetim të drejtë e logjik, nëse ky hetim nuk nis nga A, por nga i apo H. Sepse kur nis nga fillimi, atëherë është shumë më e thjeshtë që të ecet me kronologji, duke ndjekur abuzimin hap pas hapi. Por natyrisht duhen hapur dosjet e mëdha.
Parlamenti shqiptar mori një vendim për rastin e dosjes së privatizimit të CEZ, e dorëzoi në Prokurori, e ajo dosje është sot gati. Përse nuk e hap SPAK, duke e nisur natyrisht hetimin në mënyrën e logjikën e saj, por të marrë argumentet e Parlamentit si indicje.
Aq më shumë se mjaft aktorë të thirrur nga Parlamenti atëherë nuk pranuan të dëshmojnë, duke sfiduar kështu një Komision Hetimor që vepron sipas Kodit të Procedurës Penale. Gjysmën e dosjes e ka gati…
shqiptaret jane qorre apo duan vet te bejne qorrin ?!
Gjitha banda e Spak jane me Vila komshite e Bandes se Lalzit
Prones se rrembyer e Fallsifikuar te Gjuqtarit te vrare ne menyre Mafioze nga salih berisha ilir meta dhe Kryekari i Spakut
o ju dhjefsha trut o shqiptare qe nuk shkoni ti vini zjarrin Spakut dhe ci permabn Spakut
gjithe hajnat me te rrezikeshme me pasuri prallore .
Kaq hajvan smundet me ken !!!!!!!!!!!!!!!!
Spaku i preu bileten Lalles dhe e nisi ne vend te sigurte dhe pasi komentuam ne ktu ne gazete
doli e beri nji deklarate per mediea ,
gjasme po e shpall ne kerkim !!!!!!!!!!
E kuptoni ju o njerez se kush eshte Spak kto Prostituta te Bordellos qe degjenron Shtetin dhe jeten e shqiptareve ??????????
Mir populli qe i kan qit trut kta shkerdhata Politikane dhe Putana Medie ne bashkpunim
me e degjeneru fare ,
por Pushtat e Qeverrise perse nuk i reagojn fare kunder Spak dhe Drejtesise qe e lan Llallen te hik per qejf ?
Perpara kujt japin Llogari per Punen ,si e ku e Justifikojne Punen e tyre Spak dhe gjithe Drejtesia qe kto 0-vjet vetem
pasurohet dhe korruptohet ,200 gjyqtare e prokurore te qit jashte nga Vettingu ??????????
Cdo te thot kjo lajthitje Shtetit i cili nuk do me dit se nga Shkerdhehet Drejtesia dhe nuk
i kerkon asnjiher llogari nderkohe qe i rritit pagat duke ja bo 5000 €uro ne muaj ,nderkohe qe nuk kan bere asgje ,nuk zbulura asnji Krim
te Bujshem asgje asgje asgje vetem jane Pasuruar me Vila Hotele Dyqyne Jahte !””””””””””””””””!
Cdo te thote kjo lloj mafie Shteterore qe degjenron gjithecka ne ate vend dhe lejon qe Ligjin ta bejne Kriminelet
ne Shqiperi dhe mos te ket kurr Drejtesi ????????
Perse nuk ndihet Shteti per Bordellon Drejtesi ???????
Po Medie putana nuk e shqeteson aspak Inkriminimi i Drejtesise qe i sherben Mafies Politike dhe asaj Ordinere ?
basha eshte zorra e bythes se berishes
demet qe i kan sjell ktib vendi dyshja basha -berisha me Familje
shkojne ne Miljarda sa te jetonte ky popull pa punu 10 vjete .
ne Litare te dy kto bij kurvash i tundni fort ne litare e e keni me pa
si i bihen miljardat poshte
Eshte interesante aeroporte ??????
Spaku ketu e spaku aty…
Ato qe nuk u bene ne 30 vjet ju kujtoni se do i bej spaku qe e ka zene gjumi pa filluar punen.
E mo Ylli qe ke shkuar me Pata, po 8 vjet vajti Rama, nxjerr foto e Bashes. Pse nuk filloni nga keto qe jane te fresketa. Kush e prodhon BitCoin ne Shqiperi, mos jane vetem disa drejtor te Oshee e vellezer ministrash. Ju ngeli ne nje vrime. Po shifni dhe virmat e tjera de jane zgjeruar po behen gropa.
Shteti më i ndyrë,degjeneruar,korruptuar,prapambetur,injorant,memedheu i së keqes absolute,i droges,
vjedhjes,zaptimit,imoralitetit,ku nuk njihet drejtesia,ndershmeria,puna,respekti,thjeshtesia,virtyti,altruizmi,etj,etj.
Ai vend u shkaterrua nga dhe me urdher nga jashte. U prishen te gjitha sistematikisht nga 1991. Asnjehere nuk kemi per te lulezuar si shtet sepse jemi dhe do te ngelemi te korruptuar ne mos thene me keq agjente te huaj qe shesin vendin e tyre. Babai im ka qene naftetar per gati 50 vjet. Sikur te prodhohej dhe te rafinohej nafta ne vend kostoja duhet te jete shume e ulet. Po ashtu dhe gazi naturor. Po behen valle? Kurre.
Z.Pata,populli shqiptar kerkon qe sot ti lehtesohen pasojat e krizes.Eshte imediate se cfar masa lehtesuese do te merren nga qeveria.Qe energjitika shqiptare ka mbi 30-vjet qe ka mbetur ne dore te korrupsionit e deri ne grabitje nuk do as mend e as kalem.Cfar vepre energjitike eshte ndertuar ne keto vite?Vetem T.E.C-i Vlores,i cili jo vetem qe u ndertua me nje mal me para por,vazhdon te marre fonde.Nuk ka projekte te reja.A e dine shqiptaret se projekt idea e hidrocentralit te Skavices eshte e viteve 80-et e qeverive te diktatures?Ae di populli se ne fund te viteve70-t dhe ne fillim te viteve 80-t Shqiperia nxirrte rreth dy milion ton nafte ne vit dhe masen dermuese e perpunonte ne vend?Sa nxierr sot dhe sa perpunon?Kompanite qe shfrytezojne vendburimet e naftes sot nen preteksin e “investimeve”nuk paguajne taksen e shfrytezimit.Ne ato vite te veshtira nen diktature Partia e Punes hidhte parullen”Nafta can bllokaden”kjo per mobilizim por edhe te mbushte mendjen popullit qe bllokaden e imperializmit e revizionizmit ta perballojme vet.Politikat e zhvillimit energjitik kane mbi 30-vjet vetem sllogane se do te behemi “Fuqi energjitike”.E tha Saliu kur ishte ne pushtet,i cili per te mbushur arken bosh i shiti disa hidrocentrale dhe vendit ju shtuan T.E .C-e qe vetem konsumojne para te buxhetit.E thote edhe sot Kryeministri.Shqiperia eshte han pa porta ku kushdo mund te vi te”investoj”(grabis) dhe te iki pa i hyre ferr ne kembe.
Spak deri tani ska prekur asnje politikan qe kan vjedhur miliona po miret me cironka sa per te justifikuar rogat e majme qe marin.
Duhet ta kuptoni qe SPAK eshte vetem loja e mafies qeveritare e SHQIPTAREVE.Nuke munde te dale ambasadorja Juri Kim KUNDER ISHE AMBASADIORIT TJETER QE PERVESHTE MENGET PER BERISHEN. ATJE DUHET NJE REVOLUCION NGA TE GJITHE DREJTIMET ,DHE TE SHPORREN EDHE GRUPE EKSTREMISTA NGA AI VENDE. E GJITHE KASTA POLITIKE 30 VJECARE ,DUHET TE SPASTROHET DHE TE ZHDUKET NGA DYERTE E ISTITUCIONEVE PUBLIKE ,DUKE E FILLUAR DERI TEKE SHOFERAT E TYRE.