Ambasadorja Kim takon ministren e Financave: Forconi masat kundër pastrimit të parave dhe llogaridhënies! Mbështesim fiskalizimin

8 Tetor 2021, 16:12Politika TEMA
Ambasadorja Kim takon ministren e Financave: Forconi masat kundër pastrimit

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ministren e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj.

Kim thotë se SHBA nxit forcimin e masave kundër pastrimit të parave, mbështet fiskalizimin dhe digjitalizimin e procedurave për të përmirësuar taksimin, transparencën dhe llogaridhënien.

“Dje u takova me Ministren e re të Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, për ta uruar për emërimin e saj. Shtetet e Bashkuara nxisin Shqipërinë për të forcuar masat kundër pastrimit të, thelbësore për luftën kundër korrupsionit.

Shtetet e Bashkuara mbështesin fiskalizimin dhe dixhitalizimin e procedurave për të përmirësuar taksimin, transparencën dhe llogaridhënien. Rregulla të qarta, procese efikase dhe gjykata të pastra do të tërheqin investime amerikane, dhe do të mbrojnë Shqipërinë nga aktorët e këqij. Kjo është lidhja midis demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit”, shkruan Kim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje