Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla gjatë bashkëbisedimit me gazetarët u pyet edhe për krizën energjetike dhe rritjen e çmimeve.
Nikolla theksoi se do të bëjë gjithçka mundet për të ndikuar që reagimi nga qeveria të jetë i duhuri për këtë situatë, teksa shtoi se shkalla e ndikimit të rritjes së çmimeve tek ajo, nuk është e njëjtë me shkallën e ndikimit tek personat me vështirësi ekonomike.
“Krizat ndikojnë te kushdo, shkalla e ndikimit varion, nuk është e njëjtë si tek unë ashtu edhe te një familje me kushte të vështira ekonomike. Kam besimin se qeveria, që ka detyrën për të menaxhuar këtë situatë dhe për t’iu përgjigjur sfidave që po prekin botën, do të jenë në lartësinë e detyrës.
Sa më takon mua, do të bëjë gjithçka mundem nga pozicioni që kam për të ndikuar sa më fortë që shkalla e përgjigjes të jetë e duhura brenda mundësive që lejojnë kushtet ekonomike të Shqipërisë dhe njerëzit që ndikohen nga kjo situatë të ndihmohen sa më shumë”, u shpreh Nikolla.