Rreth të njëjtës orë kur Donald Trump u hoq nga lista e 400 njerëzve më të pasur të Amerikës për herë të parë në 24 vjet, në renditjen e revistës “Forbes”, faqet e gazetave filluan të mbusheshin me batuta nga libri i sapo publikuar nga ish-zëdhënësja e tij.
Stephanie Grisham, e cila në tetë muajt e fundit në Shtëpinë e Bardhë, ishte bërë e famshme, pasi nuk kishte drejtuar as një konferencë për shtyp, ka vendosur të flasë lirshëm me, “I’ll Take Your Questions Now: What I Saw at the Trump White House” (Unë do t’iu përgjigjem tani: Çfarë pashë në Shtëpinë e Bardhë Trump).
Ish-zëdhënësja kishte qasje të jashtëzakonshme në familjen Trump – ajo punoi ngushtë me ta për gjashtë vjet dhe ishte gjithashtu shefe e stafit të Melanias – dhe historitë e saj, përveç plotësimit të një nevoje publike të mediave dhe qytetarëve, ndihmojnë edhe për të hyrë në psikikën e atij që për 4 vjet ishte njeriu më i fuqishëm në tokë.
Grisham tregon për një person të keq, narcist, të rrezikshëm, i cili do të nxiste dhunë të re nëse do të kandidonte përsëri në vitin 2024.
Ajo më pas pretendon se ka qenë pjesë e “diçkaje jashtëzakonisht të keqe” dhe, sipas një opinioni të publikuar nga gazeta “Washington Post”, zbulon se ka denoncuar abuzime nga një anëtar i stafit me të cilin ajo kishte pasur një lidhje, por që në Shtëpinë e Bardhë as që e kuptuan.
Grisham, gjithashtu shkruan se ish-presidenti ka pyetur partnerin e saj nëse ajo ishte e mirë në shtrat, se ai i kishte kërkuar të mbronte madhësinë e “trupit të tij” pas zbulimeve të Stephanie Clifford, e cila kishte urdhëruar “një aleate politike në Arizona për të mos veshur më rroba pa mëngë, sepse kishte krahë të shëmtuar” dhe se Jared dhe Ivanka Trump, njiheshin si praktikantë në korridoret e Shtëpisë së Bardhë dhe kështu me radhë.
Siç tregon “Politico”, megjithatë, Grisham ka arritur mbi të gjitha të hedhë dritë mbi një nga sekretet më të çuditshme dhe në të njëjtën kohë më të përfolura të presidencës Trump: një vizitë e paparalajmëruar në spitalin “Walter Reed” të shtunën pasdite në nëntor 2019, ku doli pas nja dy orësh pa kravatë dhe me këmishën e zbërthyer.
Nga ai takim, të cilin Shtëpia e Bardhë nuk kishte dashur ta shpjegonte, lindën disa teori konspirative, nga sulmi në zemër, në goditje në tru, deri tek sulmi i ankthit dhe u desh libri i Grisham të zbulonte të vërtetën.
Presidenti duhej t’i nënshtrohej një kolonoskopie rutinë dhe e bëri të mos dalë në publik, sepse nuk donte të bëhej “shënjestër e shakave” në shfaqjet televizive të mbrëmjes.
Trump gjithashtu refuzoi anestezinë – e cila për një ekzaminim të tillë dhe të dhimbshëm është normë – sepse ai nuk donte t’i transferonte përkohësisht kompetencat zëvendësit të tij Mike Pence dhe urrente idenë për të treguar një shenjë dobësie.
Nëse ai do t’i nënshtrohej operacionit nën anestezi, Trump në fakt do të duhej t’i jepte përkohësisht komandën Mike Pence, siç parashikohej nga amendamenti i 25-të, i paraqitur në Kongres në vitin 1965 pas vrasjes së John Kennedy dhe ratifikuar në vitin 1967, siç ka ndodhur tashmë tre herë, përsëri për disa orë dhe gjithmonë për një kolonoskopi: në vitin 1985, kur Ronald Reagan u operua atëherë për kancerin e zorrëve dhe përkohësisht ia la komandën George HW Bush; në 2002 dhe 2007 kur George W. Bush ia besoi vendin zëvendësit të tij Dick Cheney.
Është e habitshme që ai detaj nuk është zbuluar kurrë, vërejnë sot ish-anëtarët e stafit të tij, por në thelb është një sjellje emblematike e epokës Trump.
Të transformosh një ngjarje normale në diçka të diskutueshme përmes një menaxhimi të paktën të errët që, siç shpjegon “Politico”, detyron Shtëpinë e Bardhë të veprojë në fshehtësi dhe motivon shtypin, spekulimet e të cilit përfundojnë më pas duke inkurajuar elementët e papërgjegjshmërisë së mediave.(si)
Nuk e kuptoj perse vazhdojne kaq sh lajme negative per Trump, kjo te bene te dyshosh per vertetesine e tyre.!!!!
Po duket si ne kohen e diktaturss ku vellaj bente hasha vellane per partine apo gruaja burrin….
Kush po e vret kohen per Trump tani..!!!!!!
Populli shikon se cfare ka perpara ne moment sa per te kaluaren ato mbeten per historine.
Sepse asnje nuk bejn lajm si pergojimi i Trump. Ndersa kjo ish-zedhensja e tij duket qe eshte nje qelbanike, aq me teper qe ajo i ka njohur ata per 6 vjet, pra qe para se Trump te zgjidhej si president. Kjo tregon sesa mosmirenjohese eshte kjo. Mirepo meqe tani eshte bere e modes vetem te sulmosh Trump, pasi vetem keshtu pranohen ne rrethin e elitave, e aq me teper kur ke qene ne administraten e tij, tha edhe kjo te bente te njejten. Trump kishte edhe 2 zenedhenesa te tjere, ata nuk flasin keshtu, madje e kane falenderuar mjaft per njerzillkun qe Trump tregon ndaj atyre qe ai ka te beje nga afer.
Te tregosh te verteten sot nuk eshte mosmirenjohje o tunxh , ti me sa duket je nga ata qent besnik pretoriane qe ngordhin besnik per padronin …..zonja ne fjal nuk genjen , nuk mashtron per fitime personale , por tregon te verteten , duhet te te djegi e verteta dhe jo depinimi …… do te ishim dhe ne me fat sikur ne kohen e Dulles dikush te refente me saltesi se cbluante ne koke Dulla qe ne vuanim …..jo tani mbas shume viteve , rani jane thashetheme , por atehere ……gjithsesi edhe sikur zonja te mis depononte per Trumpin , Trumpi mbetet nje njolle e zeze per popullin ameriikan…..
Duhet diskretituar qe njerez te tille pa karakter, kurvar te semure, mendjemedhenj te pa korigjueshem, idiot i lindur te mos i afrohen drejtimit te shtetit.
Vetem 17 kopje nga ky libri i kesaj baxhelles jane shitur deri tani. Bideni mezi lexon dy fjali dhe shurron ne breke po media e majte prap e ngre ne qiell se I kujton njerezit budallej.Bota ke nevoje per njerez me shtylle kurrizore si Trumpi ndryshe do zaptohet nga komunistet kineze.ZOTI na ruajte.
E pra Beni shkerdheni , kjo eshte e cuditshme dhe nuk e kaperdin dot akoma Trumpi , se si nje plakush qe shuron ne brek ja dha ne goje pallen Trumpit dhe megalomani dhe kurvari i tmershem Trump u katandis tja lepije Bidenit bolet e fishkura …..