Aludimet për pazar PS- PD për Vettingun: Basha përplaset ashpër me Bylykbashin

10 Tetor 2021, 21:54Politika TEMA

Aludimet e deputetit demokrat Oerd Bylykbashi për një pazar PS-PD për zgjatjen e afateve të organeve të Vettingut në këmbim të shtimit të disa Bashkive në hartën Territoriale ka shkaktuar përplasje të ashpra në mbledhjen e Kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Mbrëmjen e kësaj të diele, kupola drejtuese e grupit parlamentar demokrat i ka kërkuar Oerd Bylykbashit të tregojë nëse është kontaktuar nga mazhoranca për këtë çështje.

Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve ka mohuar të jetë kontaktuar nga mazhoranca , dhe se në qëndrimet e tij i është referuar deklarimeve te kryetarit te grupit socialist Taulant Balla.

Lulzim Basha me tone të ashpra ka kritikuar qëndrimet publike te deputetit Bylykbashi me argumentin se dëmtojnë  partinë në këto momente.

Shkëndija e përplasjes mes Lulzim Bashës dhe Oerd Bylykbashit u bë një shkrim i deputetit demokrat ku fliste për një pazar që kryeministri Edi Rama po i ofron Partisë Demokratike për reformën në drejtësi.

Selia blu mohoi zyrtarisht ekzistencën e një diskutimi jo vetëm me Partinë Socialiste, por edhe partnerët ndërkombëtarë.

Mbledhjet e kryesisë së grupit parlamentar kohët e fundit janë shoqëruar me debate te forta mes kryetarit demokrat dhe deputeteve të cilët publikisht janë rreshtuar krah Sali Berishes, që kërkon shkarkimin e Lulzim Bashës.(TCH)

5 komente në “Aludimet për pazar PS- PD për Vettingun: Basha përplaset ashpër me Bylykbashin”

  1. te gjithe e dinin se basha eshte nji Fake ,nji jeri Fallso
    dhe i paafte per asgje e jo me Politike .
    duhet te largohet nga Shqiperia perpara se ti ndertojne bustin e hajdarit
    basha mbetet si njeriu me pa vlere ne PD thjeshte Klloun Komik qe vet Xheles se ballukeve
    dhe trashjes se zerit para Grave me u duk trim ,
    ska asgje qe e lidh me politiken e jo me me drejtues Partie qe pa saliun
    kushedi sot do vuante per buken e gojes si emigrante noj Klab si Kamarjere Hollandes

  2. Fat man says:

    Po ben te ” fortin” shalengjitura tranvestite, ne te ecur nuk i ka lene gje mangut Tores se 21 Dhjetorit, komshinj kane qene.

  3. Vranakonti says:

    Zihen e grihen qent e PD per nje cope plak te rrjedhur,Sali Berishen dhe nje bythec si Lul Basha.Te dy jane limona te shtrydhur qe vete partia duhet ti hedhin ne koshin e plehrave.

  4. taipi says:

    O luli po ik o trap se nuk ben per lider ti vlen per kamarjer.ik se do te bejne si shaban hunden.pse me gaz bycen dhe griden do fitosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje