Copëza e rrallë italiane e shekullit të XVl-të shitet për 1.7 milionë dollarë

10 Tetor 2021, 21:00Lifestyle TEMA

Është shitur në ankand për më shumë se 1.7 milionë dollarë një copëz “tejet e rrallë” e shekullit të XVl-të që shpërfaq përrallën biblike të Samsonit dhe Delilës, e cila u zbulua e futur në një sirtar.

Ky çmim rezulton të jetë dhjetëfish më i lartë se ai origjinal.

E përditshmja “CNN” tregon se pllaka me diametër 27 centimetra besohet se është bërë nga Nicola da Urbino rreth viteve 1520-1523.

Fillimisht, ena prej balte italiane me xham të kallajit, pritej të shitej mes 80 mijë paund dhe 120 mijë paund, por u shit për një rekord prej 1 milion e 263 mijë të tillë gjatë një ankandi online.

Nga blerësit e mundshëm që lidheshin me telefon dhe email vërshuan ofertat pasi ngjarja u transmetua në internet. Dhe oferta fituese erdhi nga një burim anonim.

Sipas “CNN”, artefakti ishte një nga më shumë se 400 artikuj të listuar si pjesë e përmbajtjes së Lowood House, një shtëpi e madhe ankandi e vendosur në Kufijtë Skocezë.

Ndërkaq, fotografitë, mobiljet, librat dhe veprat e artit u shfaqën të gjitha në ngjarjen e drejtuar nga britanikët Lyon & Turnbull.

Një zëdhënëse e Lyon & Turnbull, ka thënë se pjesën e gjeti specialisti evropian i qeramikës te ta, të futur në një sirtar dhe e cilësoi atë si “copë të rrallë me cilësi të jashtëzakonshme”.

Celia Curnow, një specialiste e majolikave, e ka identifikuar pllakën me  punën e Nicola da Urbino, emri i vërtetë i të cilit besohet të ketë qenë Nicola di Gabriele Sbraghe.

Ai njihet si “mjeshtër” i stilit istoriato të dekorimit të majolikave në fillim të shekullit të XVl-të në Itali dhe zakonisht përshkruhet si “Raphael i pikturës në majolikë”.

Curnow ka treguar se pllaka lidhet ngushtë me një “pjatë të datuar të vitit 1521” në Muzeun Hermitage, Shën Petersburg.

Lidhur me shitjen e pjesë, Gavin Strang, kreu i menaxhimit dhe shef i koleksioneve private në Lyon & Turnbull, ishte në foltoren e shtëpisë së ankandit në Edinburgh kur u krye shitja e copëzës së rrallë.

Për “CCN”, ai ka thënë se atmosfera gjatë ankandit ishte “elektrike”.

Strang ka dalluar se pjata është “tepër e rrallë” dhe se ekspertët e majolikës e kishin përshkruar atë si një “gjetje një herë në jetë…një moment vërtetë i shenjtë”.

Ai ka treguar se ofertat kishin nisur nën çmimin më të ulët, por shitja shpejt mori vrull pasi një ofertues rriti ofertën “në 50 mijë paund për të lëvizur gjërat”.

“Kur diçka kaq unike si kjo shfaqet në treg, në të vërtetë varet vetëm nga kush ka nerva ose xhepa më të thellë”, ka përmbyllur menaxheri.

1 komente në “Copëza e rrallë italiane e shekullit të XVl-të shitet për 1.7 milionë dollarë”

  1. Kavajsi says:

    O zot çfare perkthimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje