Përjashtimet në PD, Dritan Shano: Basha kishte frikë të hynte si i barabartë në garën për kryetar

12 Tetor 2021, 21:40Politika TEMA

Ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Dritan Shano lëshoi kritika në drejtim të Lulzim Basha në lidhje me vendimet e tij të fundit për të larguar nga partia kritikët e tij.

Shano u shpreh se Lulzim Basha po tregon mungesë durimi dhe përvoje dhe po ngjan me një autokrat. Më tej, Shano shtoi se Basha kishte frikë të hyntë në zgjedhjet për kryetar të PD si i barabartë.

“Më vjen keq për ata njerëz që e konsiderojnë z.Basha si një personazh durimplotë. Sjellja e Bashës tregon një mungesë durimin, përvoje, dëshire për bashkim. Përkundrazi, sjellja e tij tregon një autoritarizëm që shkon kithët me tentativën për ta paraqitur zotin Basha si një personazh me sjellje perëndimore. Mjaft të kujtojmë se çfarë ndodhi në PD pas 26 prillit.

Patëm një garë në PD që tregoi një frikë të Bashës për të dorëzuar vulën dhe për të hyrë i barabartë i garë me z. Kadilli. Pati një heshtje për humbjen e zgjedhjeve. Basha është si me siguresë të shkurtër pasi kushdo që i del kundër, ai përdor mekanizmin e autokratit dhe e përjashton”, tha Shano për A2.

1 komente në “Përjashtimet në PD, Dritan Shano: Basha kishte frikë të hynte si i barabartë në garën për kryetar”

  1. Vranakonti says:

    Lul Basha ,po bene shume mire qe po i perjashton keta lloj njerzish nga partia.Partia duhet pastruar nga llumi. Flamur Noka eshte nje koqe kandari,nje malok i trashe. Po keshtu edhe ata gjashte te tjeret.O te kete unitet ose me mire fare pa ata. Ata jane gangrene e partise dhe duhet te zhduken nga partia demokratike.Nuk behet stani me lepura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje