Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat pas takimit me ministren britanike për Evropën, u shpreh në lidhje me shkarkimin e Flamur Nokës se nuk do të lejojë që PD-ja të kthehet në bunker për interesa personale.
“Zotit Noka i kam kërkuar shkarkimin nga detyra si kreu i Komisionit të Sigurisë sepse nuk mundet që PD-ja, e cila ka armik Edi Ramën, të mbahet peng nga sajesa dhe keqinformime, duke u penguar nga lufta jonë për të thërrmuar themelet e regjimit Rama-Doshi-Rakipi”, tha Basha.
“Çdo përçarje i shërben Edi Ramës dhe regjimit të tij, që përbëhet edhe nga oligarkë dhe pronarë mediash. Këta janë llumi i tranzicionit. Beteja ime në krye të PD-së është me ta dhe këtu kërkohet vëmendje dhe mençuri. Edhe në kohën e qeverisë së PD-së ka pasur llum, njerëz që sot kanë kontrata me koncesionet e inceneratorëve, njerëz që janë të shantazhueshëm nga Edi Rama për t’i shërbyer atij. PD-ja është shpresa e vetme e këtij vendi, ky është moment thelbësor ndryshimi. Kushdo që mendon se do ta kthejë partinë në bunker për interesat personale, e ka shumë gabim. Nuk do të lejoj asgjë dhe askënd që t’i bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve”, shtoi Basha.
C’do te thote ky Kasperl Theater ?
PD-ja duhet te shkrihet e gjtha si nji Parti Politike e cila i ka sjell ktij vendi vetem probleme
zhurma ,vrasje ,dhune ,sabotime tradheti,shkaterrime ,humbje kohe
dhe degradime te Demokracise dhe nji Kosto teper te madhe ,per jeten e qytetareve shqiptare !
Boll me kte Teater Shpellaresh ,ky popull eshte teper i lodhur me karagjozlliqet e bastradeve te rruges.
I vodhet te Ardhmen ktij populli , i shkaterruat jeten ,degraduat shtetin e shoqerine Shqiptare ne cdo
aspekt te jetes se tij ,bet cdo poshtersi qe mundet dhe ju keshilluan Te Huajt ata qe ju palluan kto 30-vjet me radhe
ne dem te Shqiperise .
eshte koha e duhur te Zhdukeni nga jeta e Shqiptareve nqs ju ka ngelur noj fije ndjenje njerezore
ose do ju heqin zvarre ky popull .
Jeni per 30-vjet Kanceri ktij populli e ktij vendi . Zhudkuni e mos u cfaqni me ne kte vend si parti apo Politikat e carit .