Deklaratat e kryeministrit, Edi Rama për çështjen e bashkimit kombëtar të Shqipërisë me Kosovën sollën reagime nga Rusia, por sipas analistit Andi Bushati qeveria shqiptare nuk ka një qëndrim të qartë për këtë temë.
Ai tha gjatë emisionit “Shock” se kur flitet për bashkime dhe ndarje kufijsh duhet të jemi shumë të kujdesshme që të mos ketë vend për keqkuptime ndërsa e konsideroi qëndrimin e Ramës si “shfaqje dhe cirk me politikën e jashtme”.
Sipas Bushatit diplomacia e një vendi ka formula të ngurta dhe kërkush nuk guxon të dalë përtej tyre kurse për kryeministri Rama tha se është “duke e trajtuar diplomacinë e një shteti si telajon tënde krijon incidente të tilla”.
“Nuk është hera e parë që Rama e bën këtë. Ne nuk e dimë qëndrimin e ngurtë të qeverisë shqiptare për çështjen e bashkimit. Nuk ka qëndrim por vetëm deklarata të kryeministrit. Nëse do të ishte kryeministri serioz nuk do të kishim këto reagime. I bën për protagonizëm, që është shumë më e fortë se sa detyra e një kryeministri”, tha Bushati.
Ndërsa për Baton Haxhiun frazat për bashkimin kombëtar sjellin gjithnjë reagime duke shtuar se qëllimi i Ramës nuk ishte për të bërë propagandë.
Analisti nga Kosova tha se i pëlqejnë qëndrimet për bashkim nga cilido që vijnë por theksoi se nga të dy vendet ka një zbehje për arritjen e kësaj aspirate.
“Mua më pëlqen kushdo që ka qëndrim për bashkim me Kosovën. Duhet të nisë nga një qëndrim edhe pse ka rritje dhe zbritje të kësaj dëshire dhe mungesë dëshirë nga të dy anët”, përfundoi Haxhiu.
O Zot kur behet Baton Haxhiu , qe me surrat prej babgjyshet e tij kane pushkatuar njerezet qe deshten kete bashkim, kur behet edhe ky qe gjithe jeten talljet me bashkim kombtar me na folur per bashkim kombtar!!!!
He more qarratenjer, Ju qe shanit Enver Hoxhen se nuk e bashkoi Kosoven ,por e shiti. Ju pse nuk e bashkoni,kur jeni 180 grade me te favorshem se situata e Enverit.
Ne kurre nuk do arrijme ne bashkim Shqiperi -Kosove. Nuk jemi te zot te bejme nje gje te tille, vec nese na ndihmon fati dhe krijohen kushte gjeopolitike qe fuqite e medha nuk kane nga t’mbajne.
jo Baton, ka te tjere te medhenj qe nuk duan
Tema e bashkimit shqiptare eshte teme jo reale. Rama e perdor bashkimin per populizem. Bota qesh me keto ide. Shqiptaret kane shume pune para vetes. Detyra e pare e fukarait eshte te rritet, te hedh tutje fukarallekun, pastaj te mendoje per gjera te medha. Nje vend i pazhvilluar as e realizon dot dhe as e mban dot bashkimin.