"E quajti anëtarësinë llum", PD i përgjigjet Nokës: Është përdorur për ato që mbushën xhepat me paratë e korrupsionit gjatë qeverisjes së demokratëve

11 Tetor 2021, 16:24Politika TEMA
"E quajti anëtarësinë llum", PD i përgjigjet

Partia Demokratike i është përgjigjur akuzave të deputeti Flamur Noka i cili akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha se e ka quajtur anëtarësinë llum.

Në reagim thuhet se fjala “llum” është përdorur për ata “që në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit.

Këta të fundit, sipas PD, sot në partneritet me kryeministrin Edi Rama “duan të përdorin anëtarësinë e PD për interesat e tyre personale.

Reagimi:

“Përpjekje të dëshpëruara dhe, fatkeqësisht, jo për herë të parë për të shtrembëruar të vërtetën e diskutimit në mbledhje.  Për asnjë moment, anëtarësia e PD nuk është etiketuar me fjalën llum.

Kjo fjalë është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit dhe sot, në partneritet me Edi Ramën dhe njerëzit e tij, duan të përdorin anëtarësinë e PD për interesat e tyre personalë dhe të pushtetit të Ramës. Anëtarësia e PD, militantët e saj të nderuar kanë sfiduar çdo regjim deri më sot, nga ai komunist te ky i fundit  Rama- Doshi-Rakipi dhe nuk manipulohet nga asnjë lloj manipulimi që bëhet për llogari të tij.”

Kujtojmë se pas mbledhjes së sotme në Selinë Blu të Grupit Parlamentar të PD-së, Noka u shpreh se kryedemokrati e cilësoi anëtarësinë e PD në mbledhjen e djeshme si “llum”. Këtë, shtoi Noka, deri më sot askush nuk ka guxuar ta bëjë. As Fatos Nano dhe Edi Rama që janë kundërshtarë politikë të Partisë Demokratike.

 

 

3 komente në ““E quajti anëtarësinë llum”, PD i përgjigjet Nokës: Është përdorur për ato që mbushën xhepat me paratë e korrupsionit gjatë qeverisjes së demokratëve”

  1. Samiu says:

    Po Erion Isufi quhet?

  2. ce says:

    Ne kohen e qeverisjes se pd se nje minister mori nga rruga nje kengetare tallava qe ishte nenkryetare e Frpd se dhe e beri drejtoreshe kulture ne kabinet qe ti bente fresk ministrit qejfli ne pushimin e drekes. ky eshte korrupsion i madh qe duhet ndeshkuar.

  3. KARAXHIXHI says:

    Ky e kakja e Salihut,ky UDBASHI i vogel me ne krye UDASHIN Saleh,qe i dogji madhi per Shqiperine dhe shqiptaret,sot na bejne dhe moral,na hiqen dhe si patriot,na hiqen dhe te ndershem,po paska patur ndermjet tyre dhe te korruptuar,qe sot jane me Luli Bashen,ku me i korruptuari paska qene Luli,kurse ky SALEH plehi bashke te kete bolen,kane qe me te ndershmit,ne mullar te sanes,amerikanet i kane ra ne qafe kot Karaxhixhit me akuzat e bera,amerika te ruhet shume nga keta,se keta te hane mutin dhe te rrujne bolet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje