Gjekmarkaj ironizon votuesit e Ramës: Xha Edi si Herkuli, me atë dielli shkëlqen krenar mbi këto male kreshnike

11 Tetor 2021, 12:29Politika TEMA

Agron Gjekmarkaj ka provuar të shfaqet si publicisti, diplomati dhe mendimtari i madh Faik Konica.

Deputeti i ri ka bërë një shkrim në Panorama ku ka tentuar të gjejë ca doza humori për të ironizuar votuesit e kryeministrit Edi Rama.

Më poshtë po përcjellim shënimin e plotë të tij.

“Uf, herë pas here, ditë e ki ametit ia beh në skajet kufitare të atdheut. Ajo do të na shfaroste, do të na fshinte nga faqja e dheut si të ishim një hiçgjë nëse Zoti nuk do na kishte puthur në ballë një e nga një ditën kur na solli xha Edin për të na qeverisur. Ai bëri zapt tërmetin. Teksa Shqipëria dridhej e shkundullohej nga lëkundjet, ai, si Herkuli, i vinte supet dhe mbante vendin të mos rrëzohej.

Me një dorë mbante malin të mos binte, me tjetrën herë pas here merrte tasin me ujë që i zgjaste Kumbaro për të njomur gjyrykun. Djersët i binin çurg, por vendi mbahej. Ato pak tulla, tjegulla, qepra që ranë i mblodhi si fletët e grisura të votimit dhe i futi në hejbe për t’i vënë në të duhurin vend plot marifet. E keqja nuk u ndal, pandemia u vërsul si bishë, por prapë vatani kishte heroin e vet. Përsëri xhà Edi heqim e shkuar heqimit e bëri tërbimet. Doli rrugëve dhe virusi fshihej si skuth vrimave.

Qiti ushtrinë në sheshe e sokaqe me helmeta e pushkë me gjalmë dhe i pushkatoi viruset anekënd, vdiqën gati 20 mijë veta po ç’janë ata në një betejë kaq epike?!

Njerëzia po merr frymë se e shpëtoi ai me receta e melhemera. Tani tjetër gjëmë, tjetër tmerr, tjetër kob, kriza energjetike, do vijë akulli e serotina, bryma e tufani, errësira e marazi. Por Shqipëria nuk është vetëm. Ajo ka pasurinë më të madhe, markën e vetme dhe shpëtimtare, xhà Edin!

Si fillrojtës do ngjisë fijet e këputura maleve me borë. Do t’i heqë kafshatën vetes dhe do t’ia japë fukarasë. Do presë dru mbi Surrel e do t’ia shpërndajë rajasë dhe ngarkuar mbi dyqind gomarë si dyqind petrita do t’i shpërndajë në kryeqytet.

Triko, çorape leshi, si anetë në operacionin e dimrit do bëjë qeveria mbledhjeve të gjata me shtiza ditë e natë që të veshet e mbathet gjindja. Tollume, çizme pelerina e guna do gjejë Niko me Arbenin në tregun e Roskovecit. Braçja, vajguri për kandila e, në qoftë nevoja, do të digjet vetë si qiri për të bërë dritë. Kur rripi të shtrëngohet ku nuk mban më, ministrushet e shumta fjalëpaka si bletë punëtore, por zemërdhembshura si priftëresha do dalin për të shpërndarë sadakanë kryeministrore.

Ashtu, mes ftohmës dhe acarit mbështjellë me setra të dhirta, dalin dhe trokasin derë me dere. Sipas fuqisë e takatit dhe lëshojnë në mes të odasë një kusi, torbë a thes mbushur plot me energji elektrike bash atëherë kur terri e nata duken të përjetshëm.

“Hape derën, hape!”. “Jo, jo,- ia kthen gjyshja nga brenda -ti je ujku dimër me dhembë të tmerrshëm”. “Jo, jo, jam kësulëkuqja, jam Bora, mos ki frikë gjyshe. Xhà Edi më ka porositur të të them hape dritaren, mos ki frikë, lëre diellin të të përqafojë”.

E mileti televizorin ndez dhe bamirësi shfaqet plot modesti e madhështi si njeriu që mundi të ftohtin duke sjellë ngrohtësi për xhanin kallkan, errësirën duke dëbuar për të sjellë dritë, nursëllëkun duke mbjellë shpresën e rilindjes.

Mjerë të tjerët që i bëri rrah tërmeti e spat kush ta ndalë, u shkatërruan ato vende u bënë rezil e helaq, pandemia që i theu në mes e nuk pat kush t’i ngjitë, acari e s’ka kush t’i përqafojë, errësira e s’ka kush t’i ndriçojë. Ne kemi xhà Edin, ai na mbron, ai na do, me atë dielli shkëlqen krenar mbi këto male kreshnike”, shkruan Gjekmarkaj. 

12 komente në “Gjekmarkaj ironizon votuesit e Ramës: Xha Edi si Herkuli, me atë dielli shkëlqen krenar mbi këto male kreshnike”

  1. Toplanasi says:

    Shazoten e kishem shite gomarin qe kam tu shpija per nji gomar si ti mor Agrom, hejbet me mut ne shpine ia ke vare vetit e kurrqysh s’po din me dale matane shtegut. Paski kene rrace magjaresh te tana sa jeni.

  2. Zoni ijes says:

    Profesor na rrofsh bythen, je nje vemje qe mjere ne qe te shikojme, prania e njerezeve si puna jote mor profesor bolesh ben qe pd te vuaj per kohe pa limit

  3. taipi says:

    Agron do te pyesim ty gri da lufken per ke do te votojme .

  4. Toma says:

    Shkrimi eshte i bukur dhe me humor,por nga ana tjeter pyetet si e perballoi Shqiperia termetin,GjonMarkajn e plot epidemi te tjera?
    Mos qofte Xha Edi do te jete Bace Saliu apo karagjozi Basha apo ndonje Gjon i mrikave.

  5. pjerer says:

    Ti o pof,te ironizosh sa te duash,ata qe votojne Ramen nuk kan per te votu ty e Lulin as po u bere nuse.Ju keni qenie koti ne politike,qe paguheni nga taksat e shqiptareve per fat te keq,per te qene gjallesa koti, pikerisht sepse ju i quani armiq kundershtaret politik dhe votuesit e tyre,,dhe zotrote,ke hyre me deshire ne ate batak,qe quhet PD,ku ska asnje grimce ngjashmerie te nje partie demokratike,e ske ç’fare ofron me shume se kaq.

  6. arben says:

    Pirdh se lirohesh zotni analist xhenerik pompist.Portretizimet me te sakta se kush Jane shqupsat e vules, i nxjerr lideri I tyre shpirteror saliu.Ne ,votuesit e ps dhe rames mjafton ta degjojme saliun kur ben pershkrimin e shqupsave dhe dhitemi ne breke nga te qeshurat.

  7. Mëno says:

    Po kete Faiku nuk do ta pranonte as per gomar qe ti hypte e te gjezdiste permes Mirdites. Mos beni krahasime qe sbehen.

  8. M says:

    Pika …Pikaaa..
    Ky koqekandari na qenka profesor!!!!?
    Ky karavidhe nuk ditka shqip ,na përdorka dhe fjalë të huaja …pika..pikaaaa…
    Po ky është dru me pre.
    “Ka njerëz që kthehen në kafshë sapo të fillosh t’i trajtosh
    si njerëz.”
    Vasili Klyuchesky.

  9. Llaxhorja e republikes se Mirdites says:

    Vetem per te bere diferencen politike-artistike, inteligjencen akute, humorin e holle midis nje “professori” berishist injorant, intrigant, tribal, fondamentalist, pandoflalepires, pordhac, inferior, dhe nje demokrati te thjeshte po malesor;
    SOT, Ardian Gjana;
    ” Thote e ka pre ne BEse, e ka shitur tek Rama.
    Ndofta eshte e vertete! Nuk e di! Politikat e medha nuk i kuptoj! Por di qe dashuria midis te dyve ka qene shume e madhe. Dhe nuk ja dergova une Berishes, Bashen, por ishte ai qe e solli tek ne”.
    E mrekullueshme!
    Gjeniale!
    Edhe po te mundohej gjithe jeten te shkruante zhgarravina artistikisht te trasha, nje i paafte dhe cope mishi si Gjekmarkaj, nuk do arrinte kurre te shprehte kete qe Gjana ka shprehur kaq thjesht me dy fjale.

  10. Erdogan says:

    Po perse (perke) Herkul o Gjekmarkaj dhe jo Iraklis i biri i gruas se Zeusit Ira?
    Apo nuk kini lidhje me kete Mithollogji, Filosofi,Politizmo (Culture “Shqip) dhe popullsi Epirote qe nga 1912ta?
    Perse jini kaq te pabese dhe pa nder per Historine dhe Identitetin (Istori and Identity) tuaj te Lashte Greke?
    Te pakten (poco) keshtu pretendoni (pretend).

  11. timo says:

    Çfarëdo të shkruash sido ta shkruash, nuk shkon më larg se një hartim i klasës së tetë or Gjekë. “Nuk bëhet me të thënëme, bëhet me të dhënëme”. Thotë populli.

  12. sillo says:

    Agron gjekmarkmutlegeni, po kur thote se eshte dhe profesor te vijne zorret ke fyti. Ik o gjekmutmarklegen se na e shpife.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje