"Sala u tradhtua, u pre në besë", anëtari i Kuvendit të PD tregon presionet: Mora 3 telefonata, firmos peticonin!

11 Tetor 2021, 12:19Politika TEMA

Sali Berisha do të mbajë në Kukës takimin e radhë së turit të quajtur “Foltore”. Por një nga anëtarët e Kuvendit Kombëtar të PD-s, Ardian Gjana me anë të një statusi në rrjetet sociale shkruan se ka pasur tre telefonata nga miqtë e shokët për të firmosur Peticionin për të mbledhur Këshillin Kombëtar.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Gjana shprehet e atij i kanë deklaruar se Basha ka tradhtuar Berishën e ndaj duhet hequr. “E ka pre në besë është i shitur tek Rama. Ndoshta i ka të gjitha, nuk i di, nuk kuptoj politika të mëdha unë. Por ama një gjë di që dashuria mes tyre ka qenë shumë e madhe dhe nuk ja dërgova unë Berishës, Bashën por ai e solli tek ne”, shkruan demokrati.

Më poshtë postimi i plotë

Sot kam marrë tre telefonata nga shokë dhe miq të mirë demokratë! Nga të tre mora një kërkesë ose formë urdhëri!

Ku je duhet të firmosësh peticionin?

Çfarë të firmos nuk po kuptoj!

Je delegat i kuvendit kombëtar?

Po jam.

Duhet të firmosim të shkarkojmë kryetarin!!!

Më erdhi për të qeshur dhe i them. Ore po ne akoma nuk kemi hequr ish kryetarin e kemi pasur kryetar deri dje çfarë thoshte ai bëhej ju me thoni të heqim kryetarin!

Duhet! Ka tradhëtuar Berishën, e ka pre në besë, është i shitur tek Rama.

Ndoshta i ka të gjitha, nuk i di, nuk kuptoj politika të mëdha unë. Por ama një gjë di që dashuria mes tyre ka qenë shumë e madhe dhe nuk ja dërgova unë Berishës, Bashën por ai e solli tek ne.

Po, por i doli tradhëtar!

Ndoshta i doli por atëherë përse e solli të mbronte interesat e veta? Atëherë prap nuk jam me Berishën sepse për mua ka me shumë rëndësi Partia Demokratike se personi.

Pastaj me thonë ti bëj si të duash vetëm Salia na sjell në pushtet! Nuk durova me dhe fillova të numëroj disa gjëra.

Dëgjo or mik, shok dashamirës, në pushtet ishim me Berishën dhe humbëm në 2013 fal arrogancës të ministrave dhe drejtorëve të përjetshëm të Sali Berishës dhe ata i shikoj sërish në krah të tij edhe sot.

Kjo humbje na vjen falë ndryshimeve kushtetuese që bëri Berisha me Ramën në 2008. Me Berishën ishim dhe ne 2009 dhe nuk fituam por morëm krimbin LSI dhe e futem mes nesh.

Berisha ishte ai që hodhi i pari idenë për daljen nga parlamenti dhe e mbrojti me çdo kusht. E shume e shume gabime të tjera. Dhe unë nuk mund ta fal dot Berishën pse kërkon falje në çdo takim që bën. Dhe ndaj nuk jam dhe nuk do jemë me të. Unë ngelem demokrat Zoti i bekofte demokratët.

9 komente në ““Sala u tradhtua, u pre në besë”, anëtari i Kuvendit të PD tregon presionet: Mora 3 telefonata, firmos peticonin!”

  1. Ari says:

    Berisha, apo kushdo tjeter udheheqes, vete dhe vjen, por PD mbetet. Ndaj per te duhet luftuar por jo per personin qe filloi luften sapo iu preken interesat pesonale. Askush nuk ka bere Non-Grata PD, por vetem individin Bersiha

  2. Ani says:

    Jemini qe mori gjithe te mirat nga Saliu deri minister e femijet deri prokurore…..

  3. Vranakonti says:

    Qe te dy,Berisha dhe Basha,jane si muti me kaken. Qe te dy jane gangren e PD dhe qe te dy duhet te shporren nga PD sa me pare,sa PD nuk eshte shkaterruar perfundimisht.Te vijne te rinje,nga radhet e rinise.

  4. Tironci says:

    Or zotni, cfare do te thote , e ka pre ne bese, se nuk e kuptoj ?
    Ne tironsit e durrsakt e vjeter, por edhe elbasonllinjt, korcart, fjerakt, nuk e kuptojme ket flale.
    Ne jena mikpritesa dhe besnik. Por nuk e kena ngaterru me besen e pabesine. Kush osht i pabese, perdor besen si mburoje.

  5. Blendi Fevziu says:

    Uroj qe fatin e Salikarit ta kene edhe Edveri, Lulushja dhe Ilirmuti.
    Poshte ps, pd, lsi. Liri popullit.

    1. ana says:

      O Blendo per ty rrnofte mashtruesi Frangaj, fenomeni i bythlepirjes se politikaneve dhe servilit shembullor !

  6. betixho says:

    BRAVO LUMJAN.

  7. katunari i viçidolit says:

    Or zoti Ardian Gjana, antar i Kuvëndit Kombëtar të PD-së, kam një pyetje:
    Po në qoftë se Basha nuk do e kishte përjashtuar përkohësisht Berishën nga grupi Parlamentar i PD-së, a do bënte Saliu foltore dhe a do e denigronte kaq shumë Bashën duke mbledhur rreth vehtes (si Balua në gërhamat e fundit), gjithë langot ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje