“Nuk jeni një ballkanas tipik”, Rama pret në Tiranë shefin e Pfizer: Pa ju ky vend do të kishte vuajtur shumë psikologjikisht

11 Tetor 2021, 12:02Politika TEMA
“Nuk jeni një ballkanas tipik”, Rama pret në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një vizitë në Tiranë shefin e të kompanisë Pfizer, Albert Bourla me të cilin kanë parë nga afër kushtet e ruajtjes së vaksinave dhe kanë diskutuar mbi planin e mëtejshëm të furnizimit.

“Dua t’ju jem mirënjohës, pa ju ky vend do të kishte vuajtur shumë psikologjikisht, ju hapët dyert në momentin që Nju Jorku ishte mbyllur. Duke qenë këtu dhe shihnim të tjerët që kishin nisur vaksinimin ishte shumë e rëndë. Faleminderit prej jush, dhe që erdhët në Shqipëri”, u shpreh Rama.

Ndërkohë që Bourla tha se ndihej mirë që në kushtet e pandemisë ishte lidhur miqësi me Ramën.

“Kur ju erdhët dhe dhatë argumente ishte shumë befasuese, jam shumë i lumtur që jemi bërë miq gjatë kësaj sfide”, tha gjatë fjalës së tij shefi i Pfizer. Rama nuk e kurseu as një batutë ndaj shefit të kompanisë së prodhimit të vaksinave.

“Edhe pse jeni nga Ballkani, nuk jeni një ballkanas tipik, se më premtuat që do të bënit diçka, por nuk na dhatë garanci, dhe aty e kuptova që ju do të bënit të pamundurën”, mbylli Rama fjalën e tij.

2 komente në ““Nuk jeni një ballkanas tipik”, Rama pret në Tiranë shefin e Pfizer: Pa ju ky vend do të kishte vuajtur shumë psikologjikisht”

  1. Poli says:

    Po mire e paska mik…po pse ne vaksinohemi me kineze….tallen ne popullin…zoti ju denofte

  2. ESHTE FARE E THJESHTE EDI ESHTE I DUHURI PER SHQIPERINE
    AI E THOTE VETE SJEMI ME TE MIRET POR ME TE MIRE SE NE SKA
    GJE QE ESHTE ME SHUME SE È VERTETE
    AQ E VERTETE SA EDHE SHQIPETARET E VLERESUAN ME RIZGJEDHJEN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje