Kryeministri Edi Rama ka pranuar që i kanë ofruar para për të ndërtuar kamp refugjatësh, por qeveria e tij nuk ka pranuar. Në një intervistë për televizionin kombëtar gjerman kreu i qeverisë shqiptare tha se, Shqipëria bëri për afganët atë ka bërë edhe për shqiptarët e goditur nga tërmeti.
“Kampet e refugjatëve janë çnjerëzore. Mendoj se ato janë një nga arsyet pse komunitetet përreth trazohen, kur njerëzit i shohin refugjatët në afërsi të tyre të mblidhen nëpër kampe. Kur vijnë shumë njerëz, ndonjëherë duhen ndërtuar edhe kampe, por në rastin tonë ne morëm një vendim. Edhe pse na u ofruan para për të ndërtuar kamp për refugjatët, refuzuam. Në këtë rast bëmë të njëjtën gjë që bëmë për njerëzit tanë, kur vendi ynë u godit nga tërmeti i tmerrshëm më 26 nëntor 2019”.
Kryeministri Edi Rama intervistë në televizionin kombëtar gjerman, NTV
Kryeministri i Shqipërisë Rama u zgjodh kreu i qeverisë për herë të tretë. Ka qenë në titujt kryesorë në mediat ndërkombëtare, sepse ka më shumë gra sesa burra në kabinetin e tij dhe ka ofruar të pranojë katër mijë refugjatë nga Afganistani. Vetëm hyrja në BE nuk po ecën mirë.
– Kryeministër Rama, ju po vini nga Sllovenia, nga samiti i BE -së dhe praktikisht kishte shtrëngime duarsh dhe fjalë të këndshme. Jeni të zhgënjyer?
Kryeministri Edi Rama: Jo, sepse në të vërtetë nuk prisja asgjë tjetër. Në të kaluarën do të ishim të zhgënjyer, por kemi mësuar se Evropa nuk është në formën e saj më të mirë dhe ne e kuptojmë këtë, prandaj thjesht vazhdojmë punën tonë. Siç e dini, ne duhet të krijojmë patjetër një Shqipëri që mbart të njëjtat vlera dhe standarde si Bashkimi Evropian. Dhe jo sepse Berlini, Parisi, Brukseli na detyrojnë, por sepse kjo është ajo që ne do duam për fëmijët tanë.
– Angela Merkel është një nga mbështetëset tuaja dhe është për zgjerimin e BE -së. Do t’ju mungojë ajo?
Kryeministri Edi Rama: Unë besoj se Angela Merkel do t’i mungojë Gjermanisë e të gjithë Evropës, madje krejt botës dhe mendoj se edhe rajonit tonë do t’i mungojë… Ndoshta edhe për shkak të së kaluarës së saj ajo ka një vizion të Ballkanit. Ajo e di se çfarë do të thotë të dalësh nga diktatura, nga një diktaturë komuniste. Dhe sigurisht ajo ka bërë gjithçka në mundësitë e saj për Evropën, duke hapur derën për refugjatët. Sidoqoftë, pas krizës së refugjatëve, as Gjermania as Bashkimi Evropian nuk janë më të njëjtët.
-Ju ofruat një vend strehimi për katër mijë refugjatë afganë dhe ata nuk jetojnë në kampe, por në hotele në plazh. Sa gjatë do të qëndrojnë atje?
Kryeministri Edi Rama: Kampet e refugjatëve janë çnjerëzore. Mendoj se ato janë një nga arsyet pse komunitetet përreth trazohen, kur njerëzit i shohin refugjatët në afërsi të tyre të mblidhen nëpër kampe. Kur vijnë shumë njerëz, ndonjëherë duhen ndërtuar edhe kampe, por në rastin tonë ne morëm një vendim. Edhe pse na u ofruan para për të ndërtuar kamp për refugjatët, refuzuam. Në këtë rast bëmë të njëjtën gjë që bëmë për njerëzit tanë, kur vendi ynë u godit nga tërmeti i tmerrshëm më 26 nëntor 2019.
– Le të vijmë tek kabineti juaj i ri, 12 ministre nga 17 ministra gjithsej. A janë gratë shqiptare shumë më të mira se burrat?
Kryeministri Edi Rama: Së pari, unë besoj se gratë gjermane janë më të mira se burrat gjermanë, nuk ka dyshim për këtë dhe Angela Merkel është shembulli më i mirë. Së dyti, dua të them se nuk ishte aspak qëllimi im kjo gjë. Nuk është një kabinet që ka një përqindje kaq të lartë të grave për të bërë përshtypje në të gjithë botën, duke diskriminuar burra. Në kabinetet e mia të mëparshme, në të parin dhe në të dytin, ndarja shumë e ekuilibruar gjinore ishte e qëllimshme. Këtë herë doja thjesht kabinetin më të mirë. Dhe rasti e solli të ketë më shumë gra sesa burra.
Faleminderit shumë Kryeministër Rama.
Epo pranojeni ,dreqi ta haje , qe te pakten nga llafet na tregon njerz me dinjitet para botes !
Edi Rama eshte nje Turke Otomane as gje me shume
Pergjigje plot elokuence , zgjuaresi dhe gervishje qe autoritetet europiane nuk pyesin me se jane kthyer ne nje batak qe as vete nuk e dine. Europa rron nga vlerat qe krijuan te paret dhe jo nga ato qe e administrojne sot. Fatkeqesi per popujt dhe kontinentin qe nuk di me te orientohet drejt polit njerezor. Macroni do te heq fare ligjin e denimit te krimineleve me jete, sepse ndryshe kriminaliteti do te ulet shume, jete njerezish do shpetojne nga vdekja dhe pushtetaret do te kontrollohen me mire nga zgjedhesit e tyre. Ujku mjergull do; kjo eshte politika europiane sot, ndryshe nga paraardhesit e saj qe ne enderruam dhe aspiruam. Por eshte e pa mundur qe te ndertoshe nje Shqiperi demokratike ligjore me ish vlerat europiane, ne mesin e kesaj vorbulle qe po insistoj prape qe Franca militarizon Greqine duke i marre miljarda! Perse? Per lufte dhe jo per paqe.
O Zoti lideri i ballkanit.qe nga ngele cdo dite duke dhene intervista, na interesohesh per afganet ,dhe per shqiptaret se can bythen fare, e di zotrote qe kur emigruan shqiptaret ,flinin jashte dhe s dihej ne kishen per te ngrene apo jo,kurese keta na i ke akomoduar neper hotele dhe resorte me taksat qe paguajne shqiptaret,o fendurine dhe qeveri e degjeneruar ,e di zotrote qe shqiptareve ne greqi pasi kane mbushur vitet dhe sigurimet ,u kerkojne dhe pensionin ne shqiperi qe t ia zbresin ,ti si qeveri pse nuk reagon ,c pune kane greket me pensionin qe marin shqiptaret ne shqiperi,per keto duhet te flasesh qelbesire ,,,,,,,,,,dhe mqs eshte bere e udhes qe dikujt mos ti pelqeje komenti,,,,,,motren dhe gruan atij qe ofendon ,harrova dhe cupen