PS jep OK për dy komisionet hetimore të kërkuara nga PD, Balla: “Becchetti” bie ndesh me Kushtetutën

11 Tetor 2021, 11:48Politika TEMA
PS jep OK për dy komisionet hetimore të kërkuara nga PD, Balla:

Pas përfundimit të mbledhjes së PS, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka sqaruar vendimet për çështjen e komisioneve hetimore.

Balla deklaroi se ka rënë dakord për ngritjen e komisioneve hetimore, atë të inceneratorëve dhe atë të masakrës zgjedhore të kërkuar nga Partia Demokratike, por nuk ka rënë dakord për komisionin hetimor për çështjen Bechetti, pasi  bie ndesh me interesat e Shqipërisë dhe me Kushtetutën e vendit.

“Nga PD ka ardhur tre kërkesa, njëra prej tyre bie në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi bie ndesh me Kushtetutën dhe interesin e Shqipërisë pasi është në procese gjyqësore. Interesi më i madh është interesi i Shqipërisë.

Shqipëria duhet të vazhdojë të mbrojë interesat e saj dhe ky ka qenë një sugjerim i Avokatit të Shtetit, i cili kërkon që kjo çështje të shtyhet dhe sapo Shqipëria të ketë ecur në procesin juridik dhe më pas mund të ngremë edhe këtë komision hetimor në një moment të dytë.

Unë do të mbaj qëndrimin e plotë të mazhorancës në seancën plenare, Investimi i Kuvendit të Shqipërisë, i cili është sa i të majtës dhe të djathtës, në një komision të tillë mund të vendoste në pikëpyetje ecurinë e procesit. Procesi gjyqësor i arbitrazhit por edhe ai në nivelin e Gjykatës Euporiane të Drejtave të Njeriut është kërkuar nga të dyja palët”, u shpreh Balla.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje