Rama: 500 000 doza të vaksinës Pfizer mbërrijnë në mesin e tetorit

11 Tetor 2021, 12:13Politika TEMA
Rama: 500 000 doza të vaksinës Pfizer mbërrijnë në

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot me drejtorin ekzekutiv të Pfizer pikën e vaksinimit kundër COVID-19 në Arenën Kombëtare.

Rama deklaron se 500 mijë doza të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë në mesin e tetorit në vend, teksa është marrë garancia për një kontratë të sigurt vitin e ardhshëm .

“Pika e Vaksinimit në Arenën Kombëtare – Me shefin e Pfizer, Albert Bourla, për të vizituar një pikë qendrore vaksinimi.

500,000 doza të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë në mesin e tetorit, teksa kemi marrë tashmë garancinë nga kompania, për një tjetër kontratë të sigurt me Pfizer gjatë vitit të ardhshëm. #MbroShëndetin?
#VaksinatShpëtojnëJetë?”, shkruan Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje