Situata në PD, Roland Bejko: Berisha po bën një një puç brenda partisë, ata që e ndjekin janë ata që humbën thellë në vitin 2009

11 Tetor 2021, 13:38Politika TEMA
Situata në PD, Roland Bejko: Berisha po bën një një

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Roland Bejko, deklaroi se Sali Berisha është duke bërë një puç brenda Partisë Demokratike.  Bejko në një intervistë për “Report TV” akuzon gjithashtu Berishën dhe ndjekësit e tij se mashtrojnë anëtarët e PD-së kur i kërkojnë që të firmosin formularin.

“Të gjitha ata që i janë bashkuar z. Berisha dhe kam vënë re që edhe media afër tij, si një portal që thonë se financohet nga familje e Berishës, duan me çdo kusht që ta përbaltin figurën e z. Basha.

Duan të ngjisin te militantët idenë se Basha është në bashkëpunim me z. Rama dhe është njeri i Sorosit. E gjithë kjo që të përputhet me fjalorin e z. Berishës që e kam thënë edhe herë të tjera që është fjalor punist.

Rasti me flagrant është ai i Gjirokastrës, ku deputeti i zonës Tritan Shehu, i cili ka thirrur së bashku me kryetarin e degës si pjesë të këtij puçi që bën Berisha për të larguar kryetarin e ligjshëm të Partisë Demokratike z. Basha.

Ata i thirrën demokratët që të firmosnin formularin duke i gënjyer anëtarët e Partisë Demokratike kur hasnin kundërshti”, tha Bejko. Ky i fundit deklaroi më tej se Sali Berishës i është bërë oferta që të dilte butë nga kjo situatë dhe të mos kishte përplasje. I është thënë që kujdes së do të çash partinë.

” Nuk ka budalla brenda PD-së që ta ndjekë Berishën në këtë aventurë kur ai është shpallur ‘non grata. Të gjithë ata që e ndjekin janë ata që humbën thellë në vitin 2009. Si mund ta sjellë Berisha në pushtet PDS-në me të njëjtat metoda që i ezauroi z. Basha në këto 8 vite, ashtu siç ai vetë thotë’, shprehet Bejko, i cili nënvizon se “Berisha thotë që pas meje lë të bëhet qameti. As nuk do t’ia fare për Partinë Demokratike. Kaq e ka merakun ai”.

1 komente në “Situata në PD, Roland Bejko: Berisha po bën një një puç brenda partisë, ata që e ndjekin janë ata që humbën thellë në vitin 2009”

  1. Samif says:

    O Land kokloqja! Thuju pak robve ktu, sa here ta ka fut matrapikun Tan Shehu.
    Ti nuk flet prej parimeve keshtu o bythqimuc . Ti flet keshtu sepse pretendoje te ishe deputet i Gjirokastres por Luli ste vuri te parin ne liste. Skam cfare i bej Tritan Shehut te thoshte. ??????? Dy here rradhazi e honge derrin maç . Ne 2017; dhe 2021, shkoje mblidhje vota per Tritanin….
    LulSumçja skishte bythe te hiqte Tritan Prasin dhe jo me te heqe Berishen.
    Lot lot lot ???????
    Te fala Çilit te Sorosit o Land bytha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje