PS rrëzoi kërkesën e PD-së për “Becchetti”-n, Basha: Ta harrojnë se do të pranojmë në heshtje

11 Tetor 2021, 14:30Politika TEMA
PS rrëzoi kërkesën e PD-së për

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat jashtë selisë blu i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla  i cili tha se PS nuk do e aprovojë ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen “Becchetti”.

“Kështu thotë një njeri që ka humbur lidhjet me realitetin e shqiptarëve. Ne kemi shpalosur para jush dhe para shqiptarëve një plan për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike. Një pjesë e mirë e këtij plani ka pasur të bëjë me energjinë. Ne do të vazhdojmë me të gjitha format dhe mënyrat të bëjmë detyrën tonë karshi shqiptarëve, së pari duke vënë gishtin në plagët që ata kanë shkaktuar.

Të gjithë bashkë të përballemi me këtë të keqe. Nuk është problem partiak por i të gjithë qytetarëve, Një thirrje për institucionet e drejtësisë. Jeni para shumë testesh por ky është një nga testet kryesore. Është e shkuar e zezë mbi të bardhë që kjo është një krizë korrupsioni dhe jo një krizë energjie. Do sjellim padinë në SPAK brenda kësaj jave. Ata që janë të rrethuar nga komoditeti i zyrës por duhet të çojnë para drejtësisë zyrtarët që abuzojnë me pushtetin.

Kushtetuta është e qartë për komisionet hetimore. Të fshehësh dosjen “Becchetti” nuk është në interes të Shqipërisë, por në interes të atyre që janë të përfshirë. Shqiptarëve do u merren para për të paguar faturën e tyre. Nuk e kalojmë në heshtje mosaprovimin e komisionit hetimor. Është e vetmja mënyrë për të vënë para drejtësisë”, u shpreh Basha.

3 komente në “PS rrëzoi kërkesën e PD-së për “Becchetti”-n, Basha: Ta harrojnë se do të pranojmë në heshtje”

  1. kasemi says:

    Kam idene apo mos gaboj, se ngritja e komisioneve hetimore eshte e drejte e 25 firmave, pa patur nevoje per aprovim.
    Tjeter gje pastaj miratimi apo votimi i konkluzioneve.
    Nqs ndokush qe e lexon te ma shpjegoje.

  2. Drenova says:

    Nuk ka nevoje per krijim komisioni parlamentar,qe te perfundoje si skec estrade,por te behet KALLZIM PENAL NE SPAK,se jane te qarta dhe verifikueshme e verteta dhe fajtori pergjegjes qe eshte vetem Edi Rama!

  3. nuk e di por qe anetaret e komisionit Marin nje pages super TE madhe e di si BUKA qe ha
    .. PO qe se NDONJERI di te me thote me gjithe keto komisione sa VETA Jane vene para ligjit
    ASNJE behet fjale vetem per shume para dhe per tu DUKUR opozita
    KA ORGANE DREJTESISE KU DUHEN CUAR INFORMACIONET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje