Grida Duma: Shqiptarët e ndershëm po jetojnë në ferrin e Edi Ramës

11 Tetor 2021, 21:20Politika TEMA

Nënkryetarja e Partisë Demokratike ka reaguar për krizën energjitike të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama.

Duma ka publikuar në rrjetin e saj social, një video nga deklarata e kreut të qeverisë ku thoshte se sëbashku do ia dalim t’i bëjmë ballë kësaj krize.

Krahas Ramës, në video shfaqen dhe disa qytetarë nga vende të ndryshme të cilët kanë rrëfyer për mediat vështirësitë e tyre ekonomike dhe borxhet që ata kanë për blerjen e ushqimeve.

Deputetja demokrate shkruan se në fakt kjo nuk është një krizë energjitike por krizë e korrupsionit e shkaktuar nga qeveria:

“Nuk është krizë energjitike, është krizë e korrupsionit e shkaktuar nga një regjim që merr borxh, për të larë borxhin e tenderave sekretë, e koncesioneve dhe e PPP-vë që pastrojnë paratë në parajsat fiskale. 

Ndërkohë, shqiptarët e ndershëm jetojnë në ferrin e prodhuar nga makutëria e kësaj pakice, duke shënuar emrat në listat e borxheve për të marrë ato pak gjëra me të cilat mbajnë frymën e familjeve të tyre. Kjo është e vërteta”.

8 komente në “Grida Duma: Shqiptarët e ndershëm po jetojnë në ferrin e Edi Ramës”

  1. USA says:

    Po ti si po jeton?

  2. xhoxhi says:

    Është për të lidhur kokën me shami.Të presësh nga kjo femër të regullohen punët nuk e di kur nuk mund të ngrerë familjen e saj .Basha e ka vënë edhe nënkryetare të partisë.Përse ai e di.E dëgjova duke folur në parlament!!!Si analfabete dhe fjalë kot më kot.Mekëto do vijë në pushtet?Nuk besoj,

  3. Dashnori i pare says:

    Po ti grida ku hyne tek te ndershmit apo tek te pandershmit mesa duket tek lufkat.bjeri pupit me vardem .kujdes kendin e azimutit.

  4. Degjojeni Griden se ka pervoje te pasur . . . ! says:

    Kur te vish ne pushtet ti prostituta e ndershme , atehere do te jetojme ne parajse . Nuk na besohet se do te vije ajo dite . Ti po plakesh e shemtohesh deri atere e do na kllasesh krupen me aventurat e tua te pa fund !

  5. Fatosi-kosove says:

    Per cilet shqiptar te ndershem flet dumka grida,per fazlliq shkaun e non grata me familje,apo per vete e salianjin,lazaratin dhe plaqkitesit e bankave apo per vrasesit e Gerdecit !

  6. MasKarAi says:

    NDERSA ATA TE PANDERSHMIT PO VUAJNE NE PARAJSAT FISCALE…,,, NE SHOQERINE E SYPESHKAQENIT….

  7. k says:

    Të ndershmit Po . Por jo degjeneratat hajdutë të korruptuar si ti me berishen dhe karminen.

  8. timo says:

    Sipas paragrafit të fundit të shkrimit, vetë Grida Duma i bie të jetë pa nder se ajo nuk jeton në ferr dhe e uritur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje